ARDIT GJEBREA/Fatbardha ndahet nga burri, i kerkon te martohet ne emision mikut...

ARDIT GJEBREA/Fatbardha ndahet nga burri, i kerkon te martohet ne emision mikut te femijerise

423
0
Shares

E ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek “E diela shqiptare” ishte Fatbardha e cila tregoi historinë e dashurisë së saj me Ermirin të cilin e njihte që në fëmijëri.

Ndonëse ata ndjenin për njëri-tjetrin, Fatbardha ishte martuar me dikë tjetër dhe me të kishte një vajzë. Martesa e tyre nuk kishte funksionuar dhe pak vite më vonë ajo kishte kërkuar divorcin.

Familja e saj nuk e kishin pranuar absolutisht ndarjen e Fatbardhes e madje ajo për një kohë të gjatë nuk kishte folur me ta.

Më vonë Fatbardha kishte nisur të fliste në Facebook me shokun e fëmijërisë Ermirin. Ata ishin takuar në Itali, aty ku jetonin dikur dhe menjëherë kishin nisur shkëndijat e para.

Sot Ermiri kishte ditëlindjen dhe Fatbardha kishte ardhur për ta surprizuar dhe falenderuar që i kishte qëndruar pranë gjithë këtë kohë.

“Ermiri më ka ndjenjur pranë, është përkujdesur për mua, më ka ndihmuar nga ana ekonomike. Nuk jemi ndarë kurrë që prej momentit që u takuam. Ai vendosi të rikthehej në Shqipëri për mua, ka bërë shumë sakrifica”, u shpreh Fatbardha.

Përpara se Ermiri të vinte në studio, ajo dha edhe lajmin e bukur se është 7-muajshe shtatzënë dhe ajo e Ermiri presin një vajzë.

Ermiri erdhi në studio dhe e ndjente që prapa murit ishte Fatbardha. Ajo e falenderoi për gjithçka ka bërë për të dhe i kërkoi të mbante një premtim.

“Doja të të falenderoja për çdo gjë që ke bërë për mua që nga fillimi i lidhjes sonë. Këto vite kanë qenë më të bukurat për mua falë teje. Por dua të më premtosh që pasi të lindë vajza, do eliminosh telefonin dhe lojërat me sportin sepse e di që e ke pasion”, i tha Fatbardha Ermirit.

Ky i fundit i tha se e do shumë dhe të dy u përqafuan. Çifti tregoi se kënga e tyre e preferuar ishte “Un Bonito Final” dhe dy balerinë i surprizuan duke kërcyer nën melodinë e kësaj kënge.

Por nuk mbaroi me kaq, sepse duke qenë se Ermiri kishte ditëlindjen, Fatbardha e surprizoi me një buqetë me lule dhe një tortë.tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY