Itali, 48-vjeçari shqiptar i thyen dy brinjë të bijës 17-muajshe

Itali, 48-vjeçari shqiptar i thyen dy brinjë të bijës 17-muajshe

124
0
Shares

Një ngjarje e rëndë familjare ka ndodhur në një familje emigrantësh shqiptare në qytetin e Firences.

Babai 48-vjeçar në gjendje të pirë ka rrahur rëndë vajzën 17 muajshe duke i shkaktuar dy brinjë të thyera e plagë në kokë.

Vajza ndodhet në spitalin Mayer të qytetit ku po kurohet e mbahet nën mbikqyrje. Në momentin e dhunës 48-vjeçari ka qenë vetëm në banesë me të bijën.

“Po qante shumë e nuk pushonte. Nuk desha t’i bëj keq”, ka rrëfyer ai para policiëve italianë.

Ka qenë tezja e vajzës, e cila e ka gjetur në gjëndje të rëndë e me fytyrë të nxirë nga rrahja. E ka dërguar menjëherë në spitalin e qytetit ku i është nënshtruar një analize Tace, por nuk është në rrezik për jetën.

48 vjecari shqiptar është arrestuar për dhunë në familje e për dhunim minoreni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY