Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pronari i lokalit që u qëllua me kallashnikov, ‘i tmerrshmi’ i Fierit

12/04/2018
DETAJE & FOTO/ Fier, djegia e makinës pas përplasje me armë mes grupeve kriminale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kanë dalë detaje të reja në lidhje me atentatin me armë në Fier një ditë më parë ku u qëllua më armë në drejtim të një lokali ndërkohë që autorët më pas dogjën makinën.

Pronari i lokalit është Agim Boriçi i njohur ndryshe si i “tmerrshmi” i Fierit, që akuzohet për të paktën tre vrasje të dokumentuara dhe një nga pjestarët e bandës famëkeqe të Lushnjes, shkruan balkanëeb.

Ngjarja e regjistruar paraditen e djeshme në lagjen “15 Tetori” ka vënë në lëvizje policinë dhe prokurorinë duke pasur parasysh të kaluarën e tij, ndonëse ende nuk dihet nëse Boriçi ka qënë shënjestra e sulmit.

Personat kanë qëlluar plot 15 herë në drejtim të lokalit të Boriçit, ndërsa të shtënat duhet të kenë qënë një paralajmërim për njërin nga njerëzit më “të frikshëm” të qytetit.

Njoftimi i djeshëm i policisë:

Rreth orës 11:00 është qëlluar nga një mjet në ecje e sipër mbi lokalin e Agim Boriçit. Policia u vu në ndjekje të personave që kishin shtënë me armë mbi lokal por ka mundur të gjejnë të braktisur dhe të djegur makinën nga u qëllua në lagjen “8 Shkurti”. Brenda makinës tip “Reno” u gjet edhe një kallashnikov. “Në datën 11.04.2018, rreth orës 11:45 në lagjen “8 Shkurti” Fier, nga një automjet tip “Reno” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A.B. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale ku janë thyer xhamat e lokalit. Makina është larguar në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 është gjetur e djegur në lagjen “15 Tetori” Fier”,- sqaroi policia.

Kush është Agim Borici:

Agim Boriçi është një nga personat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare. Boriçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për dy vrasje të ndodhura në vitet 1994 dhe 1998 në Shqipëri. Ai është dënuar me vendim të formës së prerë me 20 vjet burgim për veprat penale “vrasje me dashje” të shtetasit Ervin Gjini, më 12 prill të vitit 1994, “vrasje me dashje”, të shtetasit Edmond Zefi dhe “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë të shtetasit Agim Ulaj, më 5 qershor 1998. Po ashtu është shpallur fajtor dhe dënuar edhe për “mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Shtetasi Agim Boriçi është i dyshuar edhe si autor i disa veprave të rënda penale të ndodhura në qarkun e Fierit. Gjatë operacionit për kapjen e të shumëkërkuarit u arrestua dhe shtetasi Sabri Sallaku, 42 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për veprën penale të “përkrahjes së autorit të krimit”.

Tags: agim boriciFier

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.