Tiranë, tentojnë ta grabisin, plagosin me thikë 18-vjeçaren tek “Ali Demi”

Tiranë, tentojnë ta grabisin, plagosin me thikë 18-vjeçaren tek “Ali Demi”

162
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 18-vjeçare, u sulmua me thikë nga një grup grabitësish, mesnatën e kaluar në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet. Vajza ka marrë lëndime si pasojë e goditjes me thikë ndërsa është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Policia ka thënë se agresorët i kanë shkaktuar plagë të lehta në krahë 18-vjeçares, e cila ka shpëtuar pa pasoja të tjera pasi ka kërkuar ndihmën e forcave të rendit.

Ka qenë reagimi i 18-vjeçares dhe fakti se krimi ndodhi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë që kanë bërë të mundur që e reja tu shpëtojë autorëve të cilët janë larguar me vrap pas thirrjeve për ndihmë nga e dëmtuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY