Kerkoi azil ne Suedi, ju refuzua dhe sot u vra

Kerkoi azil ne Suedi, ju refuzua dhe sot u vra

249
0
Shares
Mario Majollari

Vrasja e dyfishtë për të cilën ishte dënuar me burg përjetë babai i tij Avni Majollari do të bëhej shkak edhe për vrasjen e tij. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se Mario Majollari e ndiente rrezikun dhe ndaj 3 vjet më parë 28-vjeçari që u ekzekutua sot në mbrëmje në Tiranë, kishte kërkuar azil në Suedi.

Sipas fqinjëve të viktimës, Mario ndihej i rrezikuar nga një hakmarrje e mundshme, pasi babai i tij kishte vrarë dy persona në vitin 2000. Por duke qenë se Shqipëria është një vend i sigurt, 28-vjeçarit i ishte mohuar kërkesa për azil dhe u kthye në Tiranë.

Nuk dihet nëse ai ruhej nga një hakmarrje e mundshme apo kishte pasur paralajmërime më parë. Por sonte, ndërsa lëvizte i vetëm pranë banesës së tij, rreth orës 20:25 ai u qëllua nga persona ende të paidentifikuar nga një makinë në zonën e Kinostudios.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY