Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TABELA/ Ja si po braktiset vendi çdo ditë – Shqiptarët të dytët në botë për marrjen e nënshtetësive në vendet e BE-së

09/04/2018
ARMAND MAHO/ Sikur të mos ishim shqiptarë…!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqiptarët po kërkojnë gjithnjë e më shumë jo vetëm të largohen nga vendi, por edhe të bëhen qytetarë me të drejta të plota të Bashkimit Europian dhe po ia arrijnë këtë me ritme shumë më të larta sesa shtete të tjera europiane jo anëtare të BE-së dhe vendeve të tjera në botë, që kanë një popullsi shumë më të madhe sesa ne.

Sipas të dhënave të Eurostat, të publikuara sot, shqiptarët janë të dytët në botë, pas marokenëve, që kanë arritur të marrin nënshtetësinë e BE-së në vitin 2016.

Janë 67,500 shqiptarë që kanë marrë shtetësi në një nga vendet e Bashkimit Europian në vitin 2016, ku 97% e tyre kanë marrë nënshtetësinë e Italisë, ose Greqisë. (54.7% kanë marrë nënshtetësi italiane,42.3% greke dhe 0.8% belge).

Shqiptarët në Itali zënë vendin e parë edhe në krahasim me shtetet e tjera, pasi ata kanë arritur të marrin 18.3% të të gjithë pasaportave që shteti fqinj ka dhënë për të huajt, ndërsa në vend të dytë ishte Maroku, me 17.5% dhe rumunët me 6.4%.

Ata mbizotërojnë dukshëm edhe në Greqi, ku 86% e pasaportave janë dhënë për shqiptarët, 1.5% pë ukrainasit dhe 1.2% për rusët, sipas të dhënave të Eurostat.

Sipas Eurostat, në vitin 2016, rreth 995,000 persona kanë fituar shtetësinë në një Shtet Anëtar të Bashkimit Europian (BE), nga 841,000 në vitin 2015 dhe 889,000 në vitin 2014. Nga numri i përgjithshëm i personave që fitojnë shtetësinë në një prej Shteteve Anëtare të BE në 2016, 12% ishin ish-shtetas të një shteti tjetër anëtar të BE-së, ndërsa shumica ishin nuk ishin shtetas të BE, ose ishin pa shtetësi.

Grupi më i madh që fiton shtetësinë në një shtet anëtar të BE, ku jetonin në vitin 2016, ishin shtetasit e Marokut (101, 300 persona, 89% prej të cilëve kanë marrë shtetësinë e Spanjës, Italisë ose Francës), duke u renditur përpara qytetarëve të Shqipërisë (me 67,500), India me 41,700, më shumë se 60% kanë marrë shtetësi britanike, Turqia (32,800, pothuajse gjysma e fituar shtetësinë gjermane), Rumania (29,700, 44% kanë fituar shtetësinë italiane) dhe Ukraina (24,000, 60% kanë marrë shtetësinë e Gjermanisë, Rumanisë, Portugalisë ose Italisë).

Marokët, shqiptarët, indianët, pakistanezët, turqit, rumunët dhe ukrainasit përfaqësonin së bashku rreth një të tretën (33%) të numrit të përgjithshëm të personave që fituan shtetësinë e një shteti anëtar të BE-së në vitin 2016. Rumunët (29,700 persona) dhe polakët (19,800) ishin dy grupet më të mëdha të shtetasve të BE-së që fituan shtetësinë e një shteti tjetër anëtar të BE-së. Monitor

Tags: nenshtetesishqiptar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.