Tragjedi në Siri, mbi 70 viktima nga sulmet kimike me Sarin

Tragjedi në Siri, mbi 70 viktima nga sulmet kimike me Sarin

142
0
Shares

Të paktën 70 persona kanë vdekur në një sulm të dyshuar kimik në Douma, qyteti i fundit i mbajtur nga rebelët në Ghoutan Lindore të Sirisë, thonë shpëtimtarët dhe mjekët.

Forcat vullnetare të shpëtimit “Helmetat e Bardha”, publikuan imazhe grafike duke treguar disa trupa në bodrume. Grupimi tha se numri i të vdekur me gjasë do të rritej.

Nuk ka pasur verifikim të pavarur të raporteve, shkruan BBC.

Qeveria e Sirisë i ka quajtur akuzat për një sulm kimik një “trillim”.

Departamenti amerikan i shtetit tha se raportet sugjeronin “një numër potencialisht të lartë të viktimave”, duke përfshirë edhe familjet në strehimore.

DASH tha se Rusia me “mbështetjen e palëkundur” të saj për qeverinë e Sirisë – “mbart përfundimisht përgjegjësinë” për sulmet e supozuara.

Disa grupe mjekësore, monitoruese dhe aktiviste raportuan detaje të një sulmi kimik, por shifrat ndryshojnë dhe ajo që ndodhi është ende e qartë.

Qendra Media Ghouta pro-opozitare shkroi në Twitter se më shumë se 75 njerëz janë “mbytur”, ndërsa një mijë njerëz të tjerë kishin vuajtur efektet e sulmit të supozuar.

Ajo fajësoi një bombë fuçi që thuhet se ra me një helikopter, të cila përmbante Sarin,  një agjent nervor toksik.

Bashkimi i Organizatave Mjekësore të Ndihmës, një organizatë bamirëse me bazë në SHBA, që punon me spitalet siriane, i tha BBC-së se Spitali Specialty Rural i Damaskut kishte konfirmuar 70 vdekje.

Sulmi kimik në Siri, Trump: Rusia mbështet kafshën Assad

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka dënuar sulmin e dyshuar me armë kimike në Siri. Në një reagim në twitter, Trump fajëson Rusinë dhe presidentin Puntin por edhe Iranin për mbështetjen që i kanë dhënë regjimit të Assad.

Ai paralajmëroi se Rusia dhe Irani do të paguajnë këtë çmim, ndërsa e quan “kafshë” presidentin sirian.

“Shumë të vdekur, duke përfshirë gra dhe fëmijë në sulmin me armë kimike. Zona e mizorive është e bllokuar dhe rrethohet nga ushtria sirianë duke e bërë të paarritshme për botën e jashtme. Presidenti Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës për mbështetjen e kafshës Asad”, shkruan Trump në twitter.

Ai gjithashtu vuri në dukje trajtimin e ish-presidentit Barak Obama për konfliktin civil sirian dhe dështimin e tij për të përballua pasi vendosi një “vijë të kuqe” mbi përdorimin e armëve kimike.

Të paktën 70 persona humbën jetën nga  një sulm i dyshuar kimik në Douma, qyteti i fundit i mbajtur nga rebelët në Ghoutan Lindore të Sirisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY