Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Itali, pak orë para dasmës, arrestohet dhëndri italian dhe dëshmitari shqiptar

07/04/2018
VIDEO/ Itali, pak orë para dasmës, arrestohet dhëndri italian dhe dëshmitari shqiptar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një italian ka përfunduar në pranga pak orë përpara dasmës së tij në Milano. Sëbashku me të u ndalua edhe një shqiptar, i cili do të ishte dëshmitar në ceremoninë martesore.

Të dy miqtë akuzohen se janë pjesë e një bande kriminale. Sipas asaj që shkruan e përditshmja italiane “La Repubblica”, në total në prangat e karabinierëve përfunduan 12 persona; 1 hungarez, 7 shqiptarë dhe 4 italianë. Ata dyshohen se merreshin me aktivitete të ndryshme kriminale, si grabitje, pastrim parash, armëmbajtje pa leje e deri tek dhuna ndaj një zyrtari publik.

Autoritetet ekzekutuan kështu urdhër arrestet e lëshuara nga gjykata e Pavias, në provincat e Milanos, Novarës dhe Pavias. Hetimet nisën nga monitorimi i garazheve dhe ofiçinave në Abbiategrasso, Zibido San Giacomo, Rosate e Bornasco, që përdoreshin nga grupi si baza logjistike për të fshehur mjetet e vjedhura.

Hetimet më të thelluara bënë që autoritetet italiane të arrinin të zbulonin se kjo bandë qëndronte pas pastrimit të parave me anë të pjesëve të 11 makinave të vjedhura. Ato çmontoheshin dhe futeshin në tregun e zi si pjesë këmbimi. Anëtarët e kësaj bande, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur, qëndrojnë gjithashtu pas 25 grabitjeve në banesa.

Tags: arrestimDeshmitardhenderritalishqiptar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
Stabilizohet çmimi i naftës, deri në 2020 jo më shumë se 60 dollarë

Importuesit kundër çmimeve të Bordit: Paralajmërojnë kufizim të furnizimit me naftë

27/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.