Ish-deputetja e Tropojës: Harruat se edhe tropojanët kalojnë përmes Kalimashit!

Ish-deputetja e Tropojës: Harruat se edhe tropojanët kalojnë përmes Kalimashit!

382
0
Shares

Ish-deputetja e Tropojës, Mimoza Hajdarmataj është e zhgënjyer me faktin se as media dhe as politikanët nuk e përmendin Tropojën dhe tropojanët si të goditur nga taka e rrugës së Kombit.

Që kur rruga e Kombit është hapur, tropojanët përdorin këtë rrugë për të shkuar në qytetin e tyre duke ndjekur linjën Kukës-Prizren-Gjakovë dhe më pas në Tropojë. Kjo është e vetmja rrugë që lidh Tropojën me Tiranën, duke patur parasysh se rruga e Qafës ë malit është krejtesisht e  dëmtuar, mjaft e gjatë dhe udhëtimi shkon deri në 8 orë. Rruga tjetër që ndiqet është ajo përmes liqenit, por gjatë mujave të dimrit, nuk funksionojnë linjat e tragetit ndërkohë që sërish rruga nga Komani në Vau i dejës është plotësisht e amortizuar dhe e rrezikshme.

Postimi i Hajdarmataj:

“Duke ndjekur të gjitha “debatet”, në studiot televizive nuk mund të rrish pa reaguar me indinjatë që Kryeministri, përfaqësuesit e Qeverisë dhe Parlamentit, por edhe drejtuesit e emisioneve, nuk përmendin apo vijojnë të shpërfillin Tropojën në shqetësimin kombëtar për taksën e rrugës së Kombit, a thua se tropojanët nuk kalojnë asnjëherë nga kjo rrugë. 😡

“Harruat” se intinerari për në Tropojë kalon përmes Morinës ?

A duhet ngritur i njëjti shqetësim publik për taksën tejet të papërballueshme dhe kërkuar ndjesë për shpërfillje sqarimi dhe ndaj tropojanëve z. Rama ???

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY