Të dyja anët e akseve rrugore, përgjatë lumit, Lana, përballë Gjykatës së Tiranës, janë të bllokuara dhe trafiku i mjeteve nuk mundësohet.
Ndërsa pjesën e bulevardit “Gjergj Fishta”, nga ana e Gjykatës e ka bllokuar Policia, pjesën e bulevardit, “Bajram Curri”, nga ana tjetër e Lanës, e kanë bllokuar protestuesit e shumtë.
“Lironi shokët tanë, arrestoni shokët tuaj”, “Poshtë qeveria”, “Rama ik”, janë disa nga parullat që hedhin protestuesit.














