Kryebashkiaku I Lezhës Fran Frrokaj ka deklaruar para gjykatës së Apelit në Shkodër se është i pafajshëm dhe se është zhgënjyer nga prokuroria.
“Jam totalisht i pafajshëm. Akti i marrjes së tokës në pronësi vjen i plotësuar nuk plotësohet nga bashkia. Bashkia nuk ka asnjë informacion për këtë çështje. Unë mendoj se është një përdorim ofendues, jam i zhgënjyer nga prokuroria. Nuk jam thirrur asnjëherë nga prokuroria kur unë jam 365 ditë në Lezhë”
Prokurori i cështjes është Besim Dragjoshi, ndërsa avokati i kryebashkiakut Neshat Fana.
Avokati Fana shpjegoi se Fran Frrokaj nuk kishte dijeni mbi falsifikim pasi janë struktura të tjera që bëjnë verifikimin, dhe dokumentet në zyrën e tij janë të firmosura nga institucione të tjera. “Nuk ka vepër penale. Kryetari i bashkisë nuk verifikon dhe nuk mban përgjegjësi penale” tha ai.
Frrokaj së bashku me 22 zyrtarë të tjerë akuzohen për tjetërsim prone në Shëngjin. Në burg mbetën vetëm juristi i bashkisë Ardenis Haxhia dhe Enkelejd Zefi, specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë. Zyrtarët lokal të hetuar nga Prokuroria akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar tokën në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare. Nga 23 zyrtarë të përfshirë, 13 u arrestuan (vetëm dy në masë arrest me burg) ndërsa 11 të tjerë janë ende në kërkim nga policia si të përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronës.
Gjykata e Apelit do të vendosë sot për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarëve të tjerë. Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë në datë 19 mars vendosi masën ‘arrest shtëpie’ për kryebashkiakun duke e liruar nga burgu.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/