Zhvendoset gjyqi për protestuesit e Kalimashit, seanca zhvillohet në Kukës

Zhvendoset gjyqi për protestuesit e Kalimashit, seanca zhvillohet në Kukës

120
0
Shares

Të gjitha dosjet e të ndaluarve në protestën e Kalimashit kanë shkuar në gjykatën e Kukësit. Sikurse ka njoftuar gjykatat e Kukësit prokuroria ka dërguar dosjet në këtë gjykatë ndërsa procesi gjyqësor do të mbahet nesër në 10 paradite.

Në fakt sipas afateve seanca gjyqësore e vlerësimit për masën e sigurisë duhej të mbahej sot por sipas gjykatës, masa nuk mund të jepej në mungesë të personave të ndaluar. Pjesa më e madhe e tyre ndodhet në Tiranë dhe ata duhet të kthehen sërish në Kukës për të mbajtur seancën gjyqësore.

Salla e gjyqit në Kukës ëhstë mjaft e vogël dhe pavarësisht se kjo seancë do të jetë me dyer të hapura parashikohet që numri i njerzve brenda do të jetë shumë i vogël.

Ndërkaq banorët e Kukësit qëdnrojnë edhe sot përballë gjykatës dhe policisë duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY