ITALI/Plumba në gjoks shqiptarit që po vidhte makinën

ITALI/Plumba në gjoks shqiptarit që po vidhte makinën

107
0
Shares

Një shqiptar u plagos rëndë nga policia italiane gjatë përpjekjes për t’u arratisur.

Bëhet fjalë për një 40-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, që në bashkëpunim me dy persona të tjerë po vidhnin një makinë, por u pikasën nga policia.

Makinat e policisë u vunë menjëherë në ndjekje të tyre gjatë autostradës në Pontecagnano. Më pas, hajdutët pasi e panë veten të zënë ngushtë, braktisën makinën dhe u munduan të arratiseshin në këmbë.

Gjatë ndjekjes në këmbë, sipas mediave italiane, mësohet se 40-vjeçari shqiptar është kthyer papritmas drejt policit që po e ndiqte, i cili më pas e ka plagosur me një plumb në gjoks.

40-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin e Salernos, por gjendja shëndetësore e tij mësohet se është e rënduar. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të dy bashkëpunëtorëve të tjerë të tij. Deri më tani nuk ka detaje rreth identitetit të tyre apo nëse edhe ata janë shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY