Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Si jetonin njerëzit…”, letra e dyshimtë në xhepin e 14 vjecarit

03/04/2018
Berat, vetëvaret me litar babi i dy fëmijëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

I mituri tenton t’i japë fund jetës duke u vetëvarur, e shpëton daja në momentet e fundit. Një 14-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës, duke varur veten me litar në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, rreth orës 16:00, në fshatin Akërmi të njësisë administrative Novoselë, njofton gazeta Panorama. Në një moment kur prindërit e të miturit nuk ndodheshin në shtëpi, 14-vjeçari me inicialet A.M. është mbyllur në dhomën e tij dhe me një litar është vetëvarur. Pak momente pas këtij veprimi, që do ta çonte drejt mbytjes, në banesë ka hyri daja i tij, i cili e ka gjetur djalin në gjendje të pavetëdijshme. Menjëherë, ai i ka hequr litarin nga fyti dhe me ndihmën e prindërve të tij e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Pas dhënies së ndihmës së shpejtë, 14- vjeçari ka arritur të dalë nga gjendja kritike dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa mësohet se vetëm gjatë ditës së hënë, i mituri ka arritur të jetë në gjendje të flasë, edhe pse ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, pas aktit të rëndë për t’i dhënë fund jetës. Policia e Vlorës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar të miturin drejt tentativë për t’i dhënë fund jetës. Sipas burimeve nga Policia, edhe pse kjo e fundit ka tentuar ta mbajë të fshehtë ngjarjen, në xhepin e pantallonave të 14-vjeçarit është gjetur një letër, ku dyshohet se ai u përket sekteve fetare. Dyshohet se ka qenë pikërisht përmbajtja e fletëpalosjes që mund të ketë ndikuar te djali i mitur, që më pas të marrë vendimin për t’i dhënë fund jetës. Ndërkohë, nga ana tjetër, familjarët e tij nuk kanë preferuar ta bëjnë publike një fakt të tillë, madje nuk kanë dashur që të komentojnë aspak gjithçka që ka ndodhur me djalin e tyre, në mënyrë që e gjitha kjo të mos rëndojë më shumë mbi gjendje e 14-vjeçarit.

I mituri A.M., mësohet se është nxënës i klasës së nëntë në shkollën 9-vjeçare në Akërmi. Policia është duke hetuar për letrën e gjetur në xhepin e pantallonave të 14- vjeçarit, për të vërtetuar nëse ajo i përket ndonjë projekti në shkollë apo ka lidhje me përfshirjen e tij në ndonjë sekt fetar. “Si jetonin njerëzit në kohët e mëparshme”, mësohet se shkruhej në ballë të kësaj fletëpalosjeje. Gjatë marrjes në pyetje, në Komisariatin e Policisë së Vlorës, dy prindërit e 14-vjeçarit, por dhe daja i tij, kanë deklaruar se letra e gjetur në xhepin e pantallonave të tij nuk ka lidhje me ndonjë sekt fetar. Ata gjithashtu thonë se nuk kanë dijeni që djali i tyre të jetë takuar apo të jetë shoqëruar me ndonjë përfaqësues të “Dëshmitarëve të Jehovait”. “E kishte projekt për shkollën”, janë shprehur prindërit e 14-vjeçarit për letrën. “Nuk ka shfaqur shqetësime që të na bënin merak”. I mituri mbetet ende nën kujdesin e mjekëve të Spitalit Rajonal të qytetit të Vlorës, ndërsa gjatë ditës së hënë nuk kanë munguar edhe kontaktet me psikologët për gjendjen e tij emocionale.

Tags: akernivlore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kosova udhëheq në Bratislavë me 3 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova udhëheq në Bratislavë me 3 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

26/03/2026
ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

26/03/2026
NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

26/03/2026
Rama lajmëron prishjen e stadiumit Selman Stërmasi, çfarë do ndodhë me tatimin e Jashtëzakonshëm

Çfarë vendimesh mori sot qeveria. Lini, pasuri kulturore

26/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kosova udhëheq në Bratislavë me 3 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova udhëheq në Bratislavë me 3 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

26/03/2026
ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

26/03/2026
NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

26/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.