MOTI/ Temperatura në rritje, ja si parashikohet moti për 3 ditët në...

MOTI/ Temperatura në rritje, ja si parashikohet moti për 3 ditët në vijim

127
0
Shares

Fundjava me reshje dhe erëra të forta do të pasohet nga kthjellimet të cilat do të vijojnë të paktën deri të mërkurën.

Dita e hënë nis kthjellime dhe vranësira të shpeshta kryesisht në Veri-Verilindje por pasditja fuqizon kthjellimet në të gjithë vendin, sipas MeteoAlb.

Dita e martë, vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në orët e vona të pasdites kur vranësirat bëhen më të dukshme në territor.

E mërkura, gjatë gjithë ditës, paraqitet me kthjellime dhe alternime vranësirash. Era deri të mërkurën, do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Perëndimor.

Temperaturat e ajrit me rënie të lehtë mëngjesin e së hënës por rritje me të paktën 2°C gjatë mesditës. Rritja do të vijojë të martën dhe të mërkurën duke variuar nga 6°C mëngjesi më i freskët në zonat malore deri mbi 28°C, në orët e mesditës, zonat Perëndimore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY