Ish-ministri i Drejtësisë i përvishet Prokurores Marku: Liruan rrugën publike nga zaptuesi...

Ish-ministri i Drejtësisë i përvishet Prokurores Marku: Liruan rrugën publike nga zaptuesi privat

136
0
Shares

Ish-Ministri I Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka reaguar ashpër pas deklaratës së Prokurisë së Përgjithsme që ka nisur hetimet ndaj protestës. Sipas Bardhit, nuk ka asnjë shkelje këtu: Qytetarët liruan rrugën publike nga një zpatues privat që ishte vendosur aty me një urdhër të Edi Ramës.

Komenti I ish-ministrit Bardhi:

PPP Arta Marku paska deklarur se Prokuroria është në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë të atyre që shkaktuan “dhune”! Kjo pranon vetë se de facto është vartëse dhe nën urdhrat e Ministrit te Brendshëm. Ky deklarim përveçse qesharak, jo profesional (tregues i qartë se Kryeprokuror është Edi Rama), është edhe antikushtetues.

Dikush ta informojë zonjën se në Rrugën e Kombit, ndryshe nga sa deklaroi Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri (kjo PPP vetëm ato dëgjon) nuk kishte dhunë por reagim qytetar ndaj një padrejtësie. Një subjekt privat i ka vënë pritë qytetarëve dhe i thotë se me leje të Edi Ramës, që të hyjnë dhe të dalin nga shtëpitë e tyre duhet të paguajnë tek private 10 Euro, për përdorimin e një pronë që qytetarët e kanë ndërtuar me taksat e tyre. Qytetarët morën nën zotërim pronën e tyre publike dhe këtu ska asnjë shkelje. Shkulën prej andej zaptuesin privat të Edi Ramës dhe ia rikthyen rrugën pronarit të vërtetë – qytetarëve! Mirënjohje dhe vetëm respekt për to.

Zonjë, leri hetimet false dhe kërcënimet ndaj popullit, se nuk e burgos dot të gjithin! Nuk je në atë funksion publik për ti shërbyer interesave kriminale të qeverisë, por për të mbrojtur interesin publik.

Heto dhe vendos përpara përgjegjësisë ata që përfitojnë padrejtësisht milionat e koncesionave abuzive dhe që qartësisht shkojnë në xhepat e një grushti njerëzish dhe qeveritarësh! Për këtë e merr pagën nga taksat tona.

Vetëm 1/10 e fondeve që ka marrë Vilma Nushi për vitin 2017, padrejtësisht dhe pa ofruar asnjë shërbim për qytetarët, ‎mjaftojnë për të mirëmbajtur Rrugën e Kombit. Këtë dhe afera të tjera si këto, i heton dot?! Nëse jo, të paktën hesht dhe na i kurse deklaratat e shkruara nga Fatmir Xhafaj, dhe të lexuara nën emrin Arta Marku. Turp!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY