VIDEO FAKT/ Përralla e dy qyteteve – Mashtrimet e Erion Veliajt me...

VIDEO FAKT/ Përralla e dy qyteteve – Mashtrimet e Erion Veliajt me mbjellje pemësh e kullash

405
0
Shares

Për Erion Veliajn, motoja e një kryetari bashkie që ndërton parqe e mbjell pemë i ka lënë vendin asaj të ndërtuesit të kullave në kryeqytet. Ndonëse e ka të pamundur t’i fshehë ashtu sikurse bën me kronikat e gatshme, ai mundohet të japë çdo lloj justifikimi për të legjitimuar lejet që ka dhënë për kulla në qendër dhe për betonizimin e Tiranës.

Por as propaganda e tij intensive dhe e vazhdueshme nuk e mbulon dot diellin me shoshë. Çdo qytetar i Tiranës zgjohet përditë duke parë pranë qiellit të shtëpisë së tij një vinç si një përbindësh që është duke ndërtuar një kullë të re të dhënë nga vetë dora e Erion Veliajt.

Veliaj, duke qenë i ndërgjegjshëm për këtë masakër betonizuese që po i bën qytetit, mundohet me mish dhe me shpirt që të dalë sa më shpesh të mundet në TV duke mjellë pemë e inaguruar parqe, ndërsa ata që e kritikojnë si dashnor të kullave, cilësohen nga Veliaj si histerikë, ndonëse denoncimet e këtyre ‘histerikëve’ shpesh janë me fakte duke e nxjerrë zbuluar kryepunëtorin e bashkisë.

Jo më larg se sot Organizata Politike publikoi një video ku tregoheshin me pamje lejet e shumta që Veliaj ka dhënë në kryeqytet, ndërkohë që në sfond jehon zëri i tij që premton se nuk do të mbahet mend si një person që do të ndërtojë pallate, por parqe. Mini-dokumentari sjell është bërë nga Julian Myftari, i cili është mundur që me anë të pamjeve, krahasimeve dhe deklaratave, të ekspozojë mashtrimet e kryetarit të bashkisë Tiranë me kullat, Erion Veliaj, si dhe të mentorit të tij, Edi Rama.

Edi Rama i pat krahasuar ndërtimet pa leje me vrasjet, duke bërë thirrje për mobilizimin e menjëhershëm të policisë në rast lajmërimi. Mirëpo, “nëse ndërtimet pa leje janë po aq të rënda sa vrasjet, atëherë ndërtimet me leje po kthehen në vrasje me leje që ekzekutohen në dritën e diellit. Ju ftojmë të ndiqni minidokumentarin e Julian Myftarit që ekspozon mashtrimet e Erion Veliajt dhe shkretimin e pandalshëm të Tiranës me kulla!”, shkruan OP në Facebook.

Përralla e dy qyteteve

Edi Rama i pat krahasuar ndërtimet pa leje me vrasjet, duke bërë thirrje për mobilizimin e menjëhershëm të policisë në rast lajmërimi. Mirëpo, “nëse ndërtimet pa leje janë po aq të rënda sa vrasjet, atëherë ndërtimet me leje po kthehen në vrasje me leje që ekzekutohen në dritën e diellit.” Ju ftojmë të ndiqni minidokumentarin e Julian Myftarit që ekspozon mashtrimet e Erion Veliajt dhe shkretimin e pandalshëm të Tiranës me kulla!

Publiée par Organizata Politike sur vendredi 30 mars 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY