Policia prangos dy zyrtarë në Shkodër, emrat

Policia prangos dy zyrtarë në Shkodër, emrat

119
0
Shares

Vijon operacioni i një dite më parë, ndalohet një punonjës i A.K. U-së Shkodër dhe një ish-punonjës i A.K.U-së,  për  veprën  penale “Shpërdorim detyre”.

Në vijim të operacionit ku u arrestuan tre shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, për prodhim të produkteve ushqimore në kundërshtim me ligjin, nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Kimeve  Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës  Shkallës Parë Shkodër, Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në vijim të hetimeve kryera, u kapën dhe u  ndaluan shtetasit:

Adnan Gradeci, 51 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Inspektor pranë A.K.U-së Dega Shkodër,

Abdyl Bajraktari, 53 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë ish-Inspektor pranë A.K.U-së Dega Shkodër,

Shtetasit e lartpërmendur janë ndaluar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur ka qenë në punë edhe shtetasi Abdyl Bajraktari,  në zonën industriale, lagje ”Skenderbeg” në objektin e firmës në pronësi të shtetasit Gezim Bala, dy punonjësit e AKU-së dega Shkodër, kanë mbajtur proçesverbale të rreme mbi kushtet e ambjentit ku prodhoheshin produktet ushqimore.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale të ”Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY