Financieri i PD-së zbardh paratë e lobimit të opozitës në Amerikë

Financieri i PD-së zbardh paratë e lobimit të opozitës në Amerikë

139
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka marre ne pyetje shefin e financave ne Partine Demokratike, Ilir Dervishi, ne lidhje me hetimet qe po kryhen nga organi i akuzës lidhur me dyshimet për financimet ruse, sipas një tv kombëtar në Tiranë.

Mësohet se Dervishi ka shkuar përpara prokuroreve, ku ka dhënë informacion mbi kontratat e firmosura me kompanitë lobuese, transmeton vizion plus.

Financieri i Partisë Demokratike ka thëne se ka firmosur nje cek prej 125 mije dollarësh. Sipas tij, gjithçka është deklaruar ne thesar dhe ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe nuk ka asnjë shkelje te ligjit. Dervishi nuk ka dhënë asnje përgjigje per kompaninë Binjata Trade, duke iu thëne hetuesve se nuk ka dëgjuar per te.

Ilir Dervishi është personi i dyte ne PD, pas sekretarit te përgjithshëm Arben Ristani qe është marre ne pyetje nga Prokuroria e Tiranës, si persona qe mund te kenë dijeni per kontratat e lonbimit. Mazhoranca i ka bere vazhdimisht thirrje organit te akuzës te marre ne pyetje edhe Lulzim Bashen, te cilin e akuzon se ka marre para nga ruset me te cilat janë paguar kontratat e lobimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY