Vrau ish-bashkëshorten gjyqtare, dosja e Fadil Kasemit kalon te Gjykata Penale e...

Vrau ish-bashkëshorten gjyqtare, dosja e Fadil Kasemit kalon te Gjykata Penale e Tiranës

132
0
Shares

Dosja e Fadil Kasemit, 53 vjeçarit që një vit më parë ekzekutoi me armë zjarri ish- bashkëshorten njëherësh edhe ish- gjyqtaren Fildez Hafizi, nga sot do të gjykohet nga Gjykata Penale e Tiranës.

Dosja e 53 vjeçarit nisi të shqyrtohej nga Gjykatat e Krimeve të Renda, ndërsa sot kjo gjykatë ka shpallur moskopetencë për dosjen e Kasemit, për të cilin ka dhënë vetëm një vendim një vit më parë atë të masës së sigurisë “arrestit me burg”

Në dosjen e Fadil Kasemit organi i akuzës ka renditur disa akuza siç është ajo e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, “armëmbajtjes pa leje” dhe “rrëmbim personi”, për të cilat kërkoi edhe dhënien e masës së arrestit me burg.

Rreth një vit më parë, Kasemi ekzekutoi me armë zjarri bashkëshorten e tij gjyqtare në një zonë të populluar të Tiranës, pas disa problemesh që kishin pasur më herët në familje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY