Elbasan, Shkumbini nxjerr në breg kufomën e një mashkulli të mbytur

Elbasan, Shkumbini nxjerr në breg kufomën e një mashkulli të mbytur

157
0
Shares
Foto Ilustruese

Mëngjesin e sotëm në buzë të lumit Shkumbin është gjetur një kufomë mashkulli rreth 50 vjeç.

Trupi i pajetë është gjetur nga punonjësit e Landfillit, në fshatin Katund i Ri në Elbasan, ndërsa mësohet se shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin e viktimës, por nga veprimet e para nuk janë konstatuar shenja dhune dhe mendohet të jetë mbytur në ujë.

Njoftimi i Policisë

Më datë 29. 03. 2018  rreth orës  10:45, në fshatin Katundi i Ri Elbasan, në buzë të Lumit Shkumbin nga punonjësit e Landfillit është gjetur një kufomë e gjinisë mashkullore rreth 50 vjeç.

Shërbimet e policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e viktimës. Nga veprimet e para nuk janë konstatuar shenja dhune dhe mendohet të jetë mbytur në ujë.

Policia po punon për sqarimin dhe dokumentimin e  plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY