Nga Struktura kundër Krimit Ekonomiko-Financiar të D V P., Shkodër në bashkëpunim me strukturat qendrore të AKU-së u zbulua dhe u dokumentua dje, aktiviteti i kundërligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore dhe në përfundim të kontrollit u bë arrestimi në flagrancë i …
Gëzim Bala, 60 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, pronar i firmës,
Elis Bala, 26 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, i punësuar në firmë,
Hydajete Elbasani, 60 vjeçe, banues në lagjen “Partizani”, e punësuar merceologe në firmë
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H, 45 vjeç, banues në Tiranë , me detyrë Inxhinier merceolog në firmë.
Arrestimi i këtyre personave u bë pasi dje nga ana e Policisë, janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur Lagjja “Skënderbeg” zona industriale ish-Fermentimi, në punishten e një firme ku prodhoheshin produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin.
Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale të “Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 288/a dhe 180 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/