Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar kanë bërë kapjen dhe arrestimin e të shpallurit në kërkim ndërkombëtar, Gjon Glina, (alias Gjon Maska) 50 vjeç banues në Elbasan.
Kapja e tij u bë në rrugë, në Lagjen “Haxhias” Elbasan.
Ky person më datë 27.03.2018 është shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi, gjykata e Apelit e Romës, Itali me vendim të datës 17. 07. 2009, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni” parashikuar nga neni 3 dhe 4 i Kodit Penal Italian dhe neni 6, 8 Y 4 i Ligjit 75/1958.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/