PËRGJIMET/ Zbardhen bisedat e Jaeld Celës, ja si dekonspiroi aksionet e Policsë...

PËRGJIMET/ Zbardhen bisedat e Jaeld Celës, ja si dekonspiroi aksionet e Policsë për llogari të Habilajve

275
0
Shares

Partia Demokratike i është rikthyer sërish akuzave për trafik droge të bandës së Habilajve.

Në një dalje për mediat, deputeti i PD, Enkeljed Alibeaj thotë se trafiku i drogës funksiononte edhe me mbështetjen e ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Aliebaj tha se PD zotëron një dokument prej 18 faqesh ku tregohen bisedat dhe mesazhet mes Habilajve dhe drejtuesve të policisë Vlorë.

Policia e shtetit jo vetëm ishte kthyer në roje të transportit të kanabisit në Itali, por Jaeld Cela ka dekonspiruar operacionit e SHISH për llogari të Habilajve, tha Aliebaj

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka ngritur pikëpyetjen pse nuk arrestohet Tahiri…?!

“Policia ka dekonspiruar operacionet për llogari të Habilajve, tha Alibeaj. Të gjitha këto do t’i gjeni të zbardhura në mesazhet e telefonit të Çelës që provojnë se ishte ai pika e kontaktit me Tahirin  nëpërmjet shoferit dhe mikut të ministrit, Orest Sotës. Kishte komunikim të drejtpërdrejtë me Gentian Zekën, shoferin personal të Tahirit dhe faktet tregojnë se Tahiri ka qenë garancia politike për trafikun e kanabisit nga banda e Habilajve”.

Deklarata e deputetit Enkeleid Alibeaj dhe vendimi i plotë të Gjykatës së Krimeve të Rënda

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të faktuar të paktën prej 4 muajsh se lidhja mes Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe trafikantëve të drogës, bandës së Habilajve, mbahëj edhe nëpërmjet Drejtorit të Policicsë së Vlorës, Jaeld Çela, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Partia Demokratike disponon dokumentat zyrtare që e provojnë këtë lidhje.  Kjo është masa e sigurisë arrest me burg e vedosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda për 2 oficerët e lartë të policisë, Jaeld Çela dhe Gjergji Kohila, shef i antidrogës në Vlorë, me akuzën e pjesëmarjes në grup të strukturar kriminal, kultivim dhe trafikim të kanabisit.

me 18 faqe është bazuar në të dhënat e antimafias italiane, e cila ka përgjime bisedash dhe shkëmbime mesazhesh mes Habiljave dhe drejtuesve më të lartë të Policisë së Vlorës, të cilët provohet se ishin garantët për mbjelljen dhe trafikun e kanabisit drejt italisë.

Bisedat mes drejtuesve të bandës së Habiljave dhe drejtuesve të policisë së Vlorës provojnë se Policia e Shtetit jo vetëm ishte kthyër në roje të transportit të kanabisit drejt Italisë, por Jaeld Çela ka dekonsipruar operacionet e Shërbimit Informativ Shtetëror për llogari të Habiljave, që vetë trafikantët në përgjime I quajnë “kusho të ministrit” dhe që “siguronin garanci për kanabisin”.

Të gjitha këto do t’i gjeni të zbardhura në mesazhet e telefonave qe i përkasin Jaeld Çelës, telefoni i të cilit është i vlefshëm për të provuar se ai ishte pika e kontaktit me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nëpërmjet shoferit të tij Gentian Çeka dhe mikut të ministrit Tahiri Orest Sotës.

Në vendimin e gjykatës thuhet se Jaeld Çela kishte komunikime telefonike me Artan Habilajn, i cili kishte në përdorim makinën e Ministrit të Brendshëm; kishte komunikime me Gentian Çekën, shoferi personal i Saimir Tahirit; kishte komunikime me Orest Sotën, të cilit iu gjetën 863 mijë euro në makinë, bashkë me dy patentat  e Saimir Tahirit.

Çdo shqiptar që i dëgjon këtë fakte e ka të qartë se këto nuk janë lidhje rastësore, por janë lidhjet që tregojnë se Saimir Tahiri ka qenë garancia politike për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit nga banda e Habiljave.

Ajo çfarë nuk ka kuptim për shqiptarët është pse për Drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela ka kërkesë për arrest me burg dhe për Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, që kontrollontë piramidën e trafikut të drogës, ka mbrojtje politike të kryeministrit Edi Rama.

Për të mbrojtur me imunitet politik Saimir Tahirin, dhe, nëpërmjet tij, veten, si arkitekti dhe përfituesi kryesor i kanabizimit të Shqipërisë, Edi Rama është kthyer në pengesën kryesore për hapjen  e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY