Në vijim të Operacionit “Ranishtja 4”, ku u arrestuan 12 persona dhe u shpallen në kërkim 11 të tjerë, kapet dhe ndalohet një tjetër prej të shpallurve në kërkim.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko – Financiar në D. V. P., Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë Operacionale në Policinë e Shtetit si dhe me Sektorin për Hetimin e Korrupsionit në Departamentin e Policisë Kriminale është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit :
- Nikoll Tinaj, 58 vjeç , banues në Ishull Shëngjin – Lezhë.
Ndaj këtij personi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr. 104 datë 26.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/