Ish-Kryeministri Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se ka pasur tre dyshime lidhur me 613 kg kokainë që u kap pak kohë më parë në Portin e Durrësit. Berisha tha në Faxnews se droga nuk u kap as nga policia dhe as nga doganat, por nga përfaqësuesi i kompanisë private amerikane Rapiskan.
“Ka patur tre dyshime. Në fillim thanë është e Agron Xhafës. Pastaj thanë se mund të kishte lidhje me djemtë e Spartak Brahos dhe klani tretë ishte Gaz Demi. E vërteta është që nuk ishte as ky as djemtë e Brahos. Gaz Demi të jesh i sigurt që jo të bëhet garant për 600 kg por as 5 kg nuk i çon kush për Gaz Demin kurrë, se nuk ka pushtetin. Pra nuk rezultonte as Gon Xhafa të cilin se kursenim po të ishte. Rezultoi klani Rama. Pse? U prish hetimi. Xhafa tha se është vepër ndërkombëtare, Rama deklaroi se s’kanë punë ndërkombëtarët. Plus që janë dhe ca lidhje bogotiane edhe të Ramës edhe të Olsit. Në rast se rikthehemi, atë ditë e kam quajtur Xibraka bis, jo se nuk e dija ku binte Xibraka, jo se nuk e dija se kishte ndodhur dy vite më parë, por se ishin i njëjti klan. Xibraka 1 ishte Olsi Rama”, theksoi Berisha.
Bledian Koka: Thoni që kjo zhurmë që është krijuar për çështjen e lobimit rus bëhët me qëllim për të shmangur debatin nga droga, por a nuk është kjo qeveri që po i kap ngarkesat me drogë? Pra një qeveri që e sjell drogën dhe e kap vetë nuk bën sens..
Sali Berisha: Në mënyrë absolute droga nuk është kapur nga policia apo doganat dhe ky është mashtrimi më i madh që i është bërë shqiptarëve. Kjo do të thotë që policia dhe dogana bënë gjithçka që droga të mos kapej. Kjo do të thotë se droga u kap nga përfaqësuesi i kompanisë private amerikane Rapiskan, e kontraktuar nga qëveria e mëparëshme. Kontrata e parë që anulloi Rama ishte ajo me Rapiskan, një kontratë e cila ishte e votuar në parlament dhe që ishte marrë për dy qëllime; armët dhe droga. kur e panë që mudn të gjobiteshin jo më pak se 300 mln euro për anullimin e kontratës sepse kontrata ishte votuar në parlament dhe e bllokonte Briseida. Brisi dilte mbi parlamentin. Ky akt do i kushtonte Shqipërisë 300 mln dollarë gjobë. Kontraktuan zonjën Blair me 600 mijë euro për të mbrojtur Shqipërinë dhe ajo u tha lejojini të vijnë se rrugë nuk ka, jeni të humbur, se çdo gjë është konform ligjeve.
Bledian Koka: Droga u kap ama..
Sali Berisha: Nga kush u kap? Droga u kap vetëm nga skaneri, i cili, Rapiskan nuk është kompani e doganës shqiptare.
Bledian Koka: Pra po thoni që nuk ka patur operacion të koordinuar ndërkombëtar?
Sali Berisha: Marina kolumbiane dhe ministria e mbrojtjes së Kolumbisë kanë deklaruar zyrtarisht dy ditë me radhë se i kishin dërguar autoriteteve shqiptare të gjithë informacionin mbi konteinerin famoz. Droga u kap nga ora tre ose katër e mëngjesit. Ndodhi që Fatmir Xhafa nga Durrësi njoftoi se droga u kap nga policia shqiptare-doganat dhe partneritnerët ndërkombëtar. Rama nuk foli deri mbasdite. Mbasdite doli dhe përgënjeshtroi ministrin e tij. Tha se nuk ishte kapur në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar por vetëm nga ne. Jo vetëm që e përgënjeshtroi por i nxorri kartonin e kuq: ose do bësh deklaratën që bëra unë ose do largohesh nga ministër dhe Agroni yt, brenda një jave do përfundojë në Itali ku është i dënuar 8 vjet e 4 muaj burg nga gjykata supreme e Italisë.
Bledian Koka: Ka patur presion nga Rama për të ndryshuar deklaratën?
Sali Berisha: Ultimatum jo presion. Xhafa u largua me zotimin se nuk e bën kurrë atë deklaratë. Pas tij, siç thonë, don Agaçio, mik familje me Xhafën, e bindi Xhafën dhe ja hoqi sedrën dhe i tha mos harro se Goni yt mund të bëhet i penduar dhe mund të dalin dhe gjëra të tjera dhe Xhafa lëpiu atë që kishte thënë në mëngjes. Cfarë ndodhi? Si është historia? Historia është kjo. Ajo që dihet 100% deri tani është se anija ka ndenjtur dy ditë në ujë pa u shkarkuar, u shkarkua me datën 19.
Pasi kishin marrë njoftimin nga Italia dhe Kolumbia, tashmë e dinin që floriri ishte aty, 180 milione euro ishin në konteiner. Atëherë duhet ta bënin të paqënë. Bënë shkresën që nga kalata 4 të gjithë konteinerët e shkarkuar atë ditë aty të kalojnë në kalatën 3, që është diku më tutje, larg, sepse atje mund të operohej më kollaj. Qirici, që ishte njëri i afërt me qeveritarët, refuzoi, sepse ai e kuptoi që kjo do mbante erë sepse ishte një operacion ndërkombëtar ky, ndaj dhe refuzoi të firmoste shkresën. Qirici u shlarkua në vend sapo refuzoi shkresën. Kush erdhi? Konfidenti kryesor i Gjushit, për të cilin gosipi i Durrësit thotë se së bashku me Ardian Celën janë pagatorët e kaparit. Pra, u gjet njëriu. Mirëpo pse nuk i çuan? Sepse Qirici kishte marrë shkresën vetë. U zhduk Qirici, kërkohej e sdilte. Kjo ishte një dëshmi e tmerrshme e tij dhe e ndërprenë atë dhe nuk e dërguan konteinerin, nuk thanë asgjë dhe bënë përpjekje se si të mund të dilte në dritë jeshile. Por drita ndizet nga sistemi atje. Edhe në momentin kur e ka zbuluar Rapiskan, sipas një burimi dixhital, përfaqësues të doganave i kanë thënë ‘lëre të kalojë’, ndërsa ai i ka thënë jo. Atij fillimisht në ekran i ka dalë diçka flu, kur e ka përpunuar imazhin ka parë pakot e veçanta dhe ka thënë që nuk e lë të kalojë. Aty punon një ekip prej tre katër vetash dhe, kur kanë parë këtë, i kanë thënë të shkonte e ti thoshte drejtorit se cfarë kishin gjetur.
Ky është pra zbulimi i policisë dhe doganës. Zbulimi është krejtësisht i Rapiskan dhe i duhet të jemi mirënjohës atij ekipi që është ndodhur aty, i pakompromentuar, i përgjegjshëm në detyrë, që shpëtoi futjen e një paraje dhe helmi të tillë në Shqipëri, më i madhi që dihet deri sot.
Bledian Koka: Menjëherë pas këtij operacioni, ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një vizitë mjaft intensive ne SHBA me nivele mjaft të larta duke kërkuar praninë e një agjenti të përhershëm të FBI në Tiranë. A tregon kjo se SHBA-të kanë një raport besimi me ministrin aktual të brendshëm?
Sali Berisha: Po të shkosh disa muaj përpara ke Ramën që thotë se në Shqipëri janë vendosur 80 e ca agjentë të FBI. Tani del se dhe për të sjellë një të vetëm duhet të shkojnë zyrtarisht dhe të bëhen procedurat. Para se të komentoj këtë vizitën e Xhafës do të kërkoja nga shqiptarët të rikujtojnë pak deklaratën e parë të ambasadës amerikanë për drogën. Përgëzuan policinë por ‘kapja e kësaj sasie do të thotë se trafiqet janë shtuar’ shkruhej në të. Atëherë Xhafa pra shkoi atje për të dyja. Shkoi sepse padiskutim SHBA janë të angazhuara në luftën kundër drogës. Nëse ke dëgjuar, presidenti Trump ka ndërmënd të forcojë ligjet shumë për trafikun e drogës, ti çojë në penalitete shumë të rënda. Dhe Xhafa shkoi njëkohësisht për të marrë mesazhin…
Xhafa siç e ke parë dha një intervistë. Në intervistë Xhafa doli siç ishte. Përveçse pohoi publikisht lidhjet e shtetit, pyetjes specifike nëse qëndrojnë grupe politike pas kësaj ngarkese, që këtë e di çdo njëri që kurrë kjo nuk niset pa një garanci politike, Xhafa i ra anash. Por gazetari iu rikthye pyetjes për së dyti. Në dijeninë time jo tha Xhafa, po e heton Prokuroria, çka do të thotë se ka lidhje politike. Pra ky është problemi i drogës. Përsa i përket letrës që i dërgoi prokurorisë ai mendoi se mund të lajë fytyrën me të. Po s’lan dot asgjë Xhafa, sepse këto që po i them i kam thënë dhjetëra herë, do ti them dhe në parlament, do ti them kudo. Xhafa po të dojë le të shkojë atje e të thotë pse ndryshoi deklaratën. Cfarë implikimi ka Xhafa që ndryshoi deklaratën, kush e detyroi ta ndryshonte? Xhafa vetëm me këtë ka rrezik që del bashkëpunëtor në këtë krim të madh.
Bledian Koka: A ka një dualizëm qëndrimesh mes jush dhe Zotit Basha. Kur ndërsa ju akuzoni direkt vëllain e kryministrit Olsi Rama si porositës të drogës, zoti Basha ia faturon këtë vëllait të ministrit të brendshëm, përkatësisht Agron Xhafajt.
Sali Berisha: Ka patur tre dyshime. Në fillim thanë është e Agron Xhafës. Pastaj thanë se mund të kishte lidhje me djemtë e Spartak Brahos dhe klani tretë ishte Gaz Demi. E vërteta është që nuk ishte as ky as djemtë e Brahos. Gaz Demi të jesh i sigurt që jo të bëhet garant për 600 kg por as 5 kg nuk i çon kush për Gaz Demin kurrë, se nuk ka pushtetin. Pra nuk rezultonte as Gon Xhafa të cilin se kursenim po të ishte. Rezultoi klani Rama. Pse? U prish hetimi. Xhafa tha se është vepër ndërkombëtare, Rama deklaroi se s’kanë punë ndërkombëtarët. Plus që janë dhe ca lidhje bogotiane edhe të Ramës edhe të Olsit. Në rast se rikthehemi, atë ditë e kam quajtur Xibraka bis, jo se nuk e dija ku binte Xibraka, jo se nuk e dija se kishte ndodhur dy vite më parë, por se ishin i njëjti klan. Xibraka 1 ishte Olsi Rama. Them Olsi Rama për dy arsye. Së pari Olsi Rama është i regjistruar në TIMS të ketë udhëtuar pesë herë me makinën e përshatur për transportin e fshehtë të kokainës. Olsi Rama nuk është njëri pa makinë. Rama nuk është njëri pa makina. Që të udhëtojë vëllai i kryeministrit e të shkojë pesë herë jashtë me makinën e klanit, dmth që ai bën punën e klanit. Të mendosh ti që Olsi qënka ushtar, Olsi vetëm komandant mund të jetë se ushtar s’mund të jetë se ka vëllain kryeministër. Përveç kësaj ka një detaj tjetër. Ata që duan ta hetojnë le të marrin pak tabulatet e bisedave telefonike të Ramës me anëtarët e klanit të Xibrakës, edhe pas arrestimeve. Të shohin se çfarë i kanë thënë ata Ramës dhe çfarë është biseduar. Pra klani Xibrakës ishte klani Rama. Që të nisësh 600 kg kokainë në një vend si Shqipëria, dy janë të vetmet mundësi garancie; ministri i brendshëm, edhe ai jo 100% sepse nuk ka doganën, dhe 100% i sigurtë është vetëm kryeministri. Në Xibrakën 1 droga u fut mbi 500 kg, fabrika ishte më e madhja në Ballkan, kimistët erdhën, pra garancia politike funksionoi. Ajo çka nuk funksionoi ishte se nuk shurdhuan dot përgjimin gjerman, i cili i zbuloi ata. Kështuqë klanet të cilat zbuluan drogën në Xibrakë nuk mund të akuzonin mburojën politike të drogës, ajo e bëri detyrën. Ata e provuan prap në Durrës dhe e provuan përsëri me vëllezërit Rama. Ajo nuk funksionoi sepse skaneri dështoi, Rapiskan i bëri të dështojë.
LIVE ne Fax News, intervista me Bledian Koken! sb
Publié par Sali Berisha sur mardi 27 mars 2018
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/