Spaho: Rama, një skenar të ri për të penguar hetimin parlamentar ndaj...

Spaho: Rama, një skenar të ri për të penguar hetimin parlamentar ndaj Tahirit

106
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, e cilëson një lojë për të penguar hetimin kërkesën e socialistëve për të shtrirë hetimin për kanabisin të Komisionit Hetimor për Tahirin deri në ’92 kur qeverisnin demokratët.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Spaho tha se qeveria e ka pasur mundësinë në 5 vjet qeverisje të hetonte ish-zyrtarët demokratë. Por megjithatë ai u shpreh i gatshëm të mbështesë kërkesën e tyre por në një tjetër komision.

Ato janë lojëra për të mos hetuar dhe ky është një fakt më shumë për mbrojtjen që duan ti japin Saimir Tahirit. Nëse ata duan të hetojnë për drogën apo fenomenin gjatë periudhës së qeverisjes së PD-së i kanë pasur mundësitë pa fund në këto 5 vite të hetonin. Edhe sot le të kërkojnë të ngrenë një komision hetimor tjetër, ta hetojnë, të kryesohet prej tyre komisioni, nuk do të pengojmë ne asnjë veprim.Por të pretendosh që do të hetojmë nga ’92 në një komision që e kemi kërkuar ne me një objektiv të caktuar thjesht dhe vetëm tek Saimir Tahiri, mbështetja që i është dhënë nga strukturat qeveritare për të dalë i pa lagur nga afera me Habilajt. Komisioni është ngritur për këtë çështje dhe do të hetojë këtë çështje, të gjitha tentativat që bëhen për ta filluar ngaë ’92 bëhen vetëm për ta zgjatur, për ta penguar, për ta zvarritur hetimin me synim për ti garantuar Saimir Tahirit mbrojtje shtetërore dhe mos dënim për këtë çështje. Që nesër ta sjellin kërkesën për të ngritur një Komision tjetër dhe ta miratojmë, ta votojmë edhe ne. tha drejtuesi i lartë demokrat.

Spaho tha se vetëm kur të shikohen arritje konkrete në kapjen dhe dënimin e peshqve të mëdhenj me në krye Tahirin,  atëherë do të mund të hapen portat për Shqipërinë në BE.

Me krim të organizuar dhe kanabis nuk hyhet në Europë.Qeveria duhet të tregohet shumë serioze, nuk mund të fshihet pas gishtit me ca gjoja masa që shpall herë pas herë të mund të dalë që ka plotësuar kriterin e luftës ndaj krimit të organizuar dhe drogës. Janë çështje shumë serioze që do të ndiqen me vëmendje të madhe nga komuniteti ndërkombëtar.Kur të shikohen arritje konkrete në kapjen dhe dënimin e peshqve të mëdhenj, më i madhi të cilëve është Saimir Tahiri, atëherë do të mund të hapen portat për Shqipërinë në BE.Për krimin e organizuar dhe kanabisin edhe Gjermania ka shqetësime serioze, tha Spaho.

Teksa opozita deklaroi sot se do të ndërmarrë një planveprimi kundër qeverisjes së Edi Ramës, Spaho nuk ka përjashtuar edhe protestat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY