Shqipëria dëbon dy diplomatë rusë

Shqipëria dëbon dy diplomatë rusë

169
0
Shares
Ambasada ruse ne Tirane

Shqipëria do ti bashkohet vendeve si Britania, Gjermania dhe SHBA-ja në ‘luftën’ kundër Rusisë.

Për këtë, kryeministri Edi Rama, sipas News 24, ka bërë të ditur sot në mbledhjen e grupit parlamentar socialist se Tirana zyrtare do të marrë vendim për të dëbuar disa diplomatë rusë, pas akuzave që i janë bërë Moskës për helmimin e një ish agjenti të KGB-së në Angli.

“Qeveria do të vendosë për dëbimin e disa shtetasve rusë. Ky është një veprim i koordinuar me vendet e NATO-s. Do dëbojmë rusët që kanë shkelur interesat kombetare”, tha ai.

Pas kësaj, ministria e Jashtme bën me dije se ministri Bushati ka thirrur sot në zyrë ambasadorin rus Aleksander Karpushin, të cilit iu komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik.

Deklaratë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme

Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, SHTZ Aleksander Karpushin, të cilit iu komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY