Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LISTA & DEBATET/ Komisioni për Tahirin, ja zyrtarët që do të pyeten duke filluar nga Edi Rama

26/03/2018
REPLIKAT/ Komisioni hetimor për Saimir Tahirin nis me “përplasje”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Komisioni hetimor për çështjen e Saimir Tahirit ka zhvilluar sot seancën e tij të dytë për miratimin e rregullores dhe detajet e tjera.

Opozita, në planin e veprimit, ka propozuar emrat e zyrtarëve të lartë që do të thërrasë në pyetje, duke filluar nga Kryeministri Edi Rama, duke vazhduar me ministrin e Brendshëm, drejtues të Policisë e deri tek ish-oficeri që e denoncoi Tahirin publikisht, tashmë në azil politik, Dritan Zagani.

Socialistët kanë debatuar duke kërkuar hetimin e fenomenit, jo të individit dhe shtrirjen e hetimit që në kohën kur ka qeverisur PD-ja.

Në Komisionin Hetimor për çështjen Tahiri ka pasur debate mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës, ku është miratuar në parim edhe rregullorja.

Deputetët e mazhorancës kanë kërkuar kohë për tu njohur me planin. Ndërsa deputeti i PD, Flamur Noka tha  se ky është një komision për Tahirin.

Në përgjigje të Nokës, Bashkim Fino tha se edhe “ty do të të vijë radhë të dëshmosh”

Flamur Noka: Ky komision me vendim të Kuvendit ka si qëllim për të kontrolluar veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit të trafikut të lëndëve narkotike, përfshi çështjen Tahiri për të cilin prokuroria po heton. Pra ka një thelb për të cilën është krijuar. Në rast se doni të krijoni një komision për Flamur Nokën, gati jam, ta votojmë ngriheni komisionin unë jam i gatshëm ta votoj, të vij këtu të raportoj të jap llogari. Këtë e kemi për çështjen Tahiri, kështu që mos u trembni dhe mos hidhni tymnajë andej këtej. Këtu e kemi për tonelatat e drogës, për krimin.

Bashkim Fino: Zoti Noka se ne bashkë takohemi në një komision, por jo të parin. Mos u entuziazmo shumë, ke dhe konflikt interesi. Do të thërrasim edhe ty si ish-ministër i Brendshëm këtu në komision të dëshmosh, prandaj mos u entuziazmo shumë.

Zyrtarët që do të pyeten…

Edi Rama
Fatmir Xhafaj
Saimir Tahiri
Visho Ajazi Lika
Haki Çako
Ardi Veliu
Helidon Bendo
Drejtorët, ish-Drejtorët e Policisë në 12 qarqe
Besim Hajdarmataj
Etilda Gjonaj
Arqile Koca
Rovena Gashi
Odeta Thëngjilli
Drejtori i Burgut 313
Drejtorët e Policisë Kufitare
Drejtorët e Portit të Durrësit dhe Vlorës
Dritan Zagani

Tags: komisioni hetimorsaimir tahiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.