Berisha tallet me Xhafën: Forca e krimit, eksploziv oficerit të policisë në...

Berisha tallet me Xhafën: Forca e krimit, eksploziv oficerit të policisë në Shkodër

136
0
Shares

Ish-Kryeministri Berisha ka ironizuar aksionin forca e ligjit të policisë në mujat e fundit duke marrë shkak nga tritoli që iu në makinë një oficeri të lartë të policisë në këtë qytet.

“Operacioni “Forca e Krimit” godet perseri ne zemer te Shkodres!
Shefit te antikrimit ekonomik i vihet tritol ne makine. Autoret po pine kafe aty pari, task forca e Xhafes arrestoi disa ‘te superkerkuar’; tre prostituta!”, shkruan Berisha.

Një officer policie u agresua gjatë natës së kaluar përmes eksplozivit në makinë. Policia nuk dha njoftim se bëhej fjalë për një oficer policie, por kjo gjë u njoftua nga mediat locale.

Njoftimi i policisë:
Më datë 25.03.2018, në orët e para të mëngjesit në lagjen “Perash” Shkodër, është dëmtuar me lëndë plasëse mjeti tip Benz me targa AA655MK, në pjesën e prapme të mjetit, në pronësi të shtetasit A. L., 40 vjeç banues në lagjen Perash, të cilën e ka patur të parkuar në rrugë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY