Cmimet e pagesës për cdo makinë që kalon në rrugën e Kombit,...

Cmimet e pagesës për cdo makinë që kalon në rrugën e Kombit, ja sa do paguani

358
0
Shares

Ministria e Infrastrukturës ka publikuar sot cmimet që do paguajë cdo makinë për kalimin e saj në rrugën e Kombit. Sipas ministrisë, një javë duke filluar nga sot kompania koncesionare do të testojë sistemin dhe makinat nuk do të paguajnë, ndërkohë që një javë më vonë do të ketë pagesa në vajtje dhe ardhje sipas cmimeve që janë më poshtë.

Deklarata e ministrisë së infrastrukturës:

Në Marrëveshjen e koncesionit, datë 6.12.2016 “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të Autostradës Milot Morinë”, miratuar me VKM nr.870, datë 14.12.2016 “Për miratimin e kontratës se koncesionit, “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot – Morine”, ndërmjet Republikës se Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe Konsoriumit “Catalyst Viva Das General Contracting, LLC-Salillari shpk – Bee Tech-Violiap Ateve – Kastrati sh.a., ndër të tjera parashikohet se:

Koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës ne afërsi të tunelit të Thirrës dhe Koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës.

Objektivi kryesor i këtij projekti Koncesion/PPP i punimeve dhe shërbimeve është përmirësimi i Autostradës dhe shfrytëzimi dhe mirëmbajtja efikase e saj. Koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë Autostradën sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës për një periudhë 30 vjeçare të koncesionit.

Taksa e rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës se kontratës se koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të Automjeteve.

Koncesionari duke nisur nga sot është në fazën e testimit të sistemit të TOLL-it. Makinat kalojnë pa ju kërkuar pagesa por thjesht testohet nga ana teknike sistemi. Kjo do të vazhdojë deri javën e ardhshme. Më pas do përcaktohet data e fillimit të kalimit kundrejt pagesës.

Klasa 1 motorr – 2.5 Euro

Klasa 2 veturë – 5 Euro

Klasa 3 autobus & kamioncine – 11.2 Euro

Klasa 4 kamion i mesëm – 16.2 euro

Klasa 5 kamion i rëndë – 22.5 euro

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY