Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EURO NEWS/ Brenda burgut famëkeq të Spaçit

24/03/2018
EURO NEWS/ Brenda burgut famëkeq të Spaçit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Euronews ka publikuar një shkrim për Shqipërinë ku fokusohet në regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, vuajtjet dhe dënimet, sidmos ato në burgun e Spaçit.

Artikulli i shkruar nga Magdalena Chodownik nis me një përshkrim për Enver Hoxhën, ku thuhet se ishte një admirues i madh i shokut Stalin.

Në kohën kur sundimit 30-vjeçar të ish-diktatorit sovjetik i erdhi fundi me vdekjen e tij në vitin 1953, homologu i tij shqiptar urdhëroi një shfaqje masive zie popullore. Banorëve u duhej të mblidheshin në sheshin kryesor të kryeqytetit, Tiranë, për të demostruar pikëllimin e tyre.

Diktori komunisti shqiptar admironte metodat staliniste të represionit. Me vdekjen e Stalinit marrëdhëniet mes Tiranës dhe Moskës filluan të ftoheshin. Ndërsa Enver Hoxha zbatoi tiraninë staliniste ndaj popullit të tij.

“Armiqtë e kombit” dënoheshin me vdekje, burgoseshin, ose çoheshin në kampet e punës së detyrueshme. Përgjatë sundimit të tij, një në njëqind shqiptarë përllogaritej të ishte subjekt i të ashtuquajturave programe “riedukimi”.

Euronews sjell rastin e Ademit, i cila është ndër të paktet qe i ka mbijtuar dhe si dëshmitar i tmerreve të burgosjes.

Një mëngjes shumë herët disa njerëz me uniformë trokitën në dyert e drunjëta të shtëpisë së Admit, duke e akuzuar atë se kishte vepruar kundër partisë. Ai u mor nga policia dhe nuk e dinte se ku do të shkonte apo kur do të kthehej. Ai po shkonte drejt “gjyqit”.

Dy dëshmitarë, të cilët do të mund të dëshmonin kundër tij, ishin ndërkohë në pritje në seancën gjyqësore. Dy ishin mjaftueshëm për të shërbyer si provë e “pakundërshtueshme”, për çfarëdolloj akuze që mund të ngrihej.

“Nuk mund ta mbroja veten. Pas gjykimit ata më çuan menjëherë në burg”, kujton ai.

Ademi u shpall fajtor pasi kishte komplotuar për të ikur në Jugosllavi, pavarësisht se kurrë nuk e kishte bërë këtë gjë.

Regjimi i Hoxhës kishte ngritur rreth 50 kampe internimi, prej të cilëve Spaçi ishte më famëkeqi, pasi ishte modeluar në mënyrë të ngjashme me gulagët e Stalinit.

Ja si e përshkruan Euronews mbërritjen deri në Spaç:

Rruga për në Spaç, një fshat malor emrin e të cilit e kishte marrë edhe kampi, ishte tejet e ngushtë dhe dredha-dredha. Pak më tej shiheshin hyrjet drejt minierave të bakrit dhe piritit, ku të dënuarit detyroheshin të punonin pa pushim, gjë që shpesh çonte në lodhje të skajshme të tyre e deri në vdekje. Spaçi ishte më famëkeqi i të gjitha kampeve. Ai u hap në vitin 1968, e një vit më vonë strehoi me mijëra të burgosur. Mes 1.200 dhe 1.400 të burgosur politikë do të burgoseshin atje dikur.

Të burgosurit punonin me rotacion, grupe që dërgoheshin në miniera çdo 8 orë. Edhe përgjatë të nxehtit ekstrem veror, apo të ftohtit të acartë në dimër, të burgosurit nxirrnin çdo ditë xeherorë për të përmbushur normën ditore. Për siguri as që mund të flitej dhe mungesa e mjeteve të duhura për këtë punë çonin shpesh në dëmtime të rënda të tyre. Çdo karvan që largohej nga miniera numërohej me përpikmëri.

“Nëse nuk do të mund të përmbushnim normën ditore, atëherë ndëshkoheshim. Nëse ia dilnim mbanë, e sigurtë ishte që të nesërmen norma do të rritej. Por, për çdo ditë që ne arrinim të kalonim normën, dënimi ynë reduktohej me një ditë. Të paktën fitonim një ditë liri…”, thotë Ademi.

Ai supozohej të kalonte ekzaktësisht 7.305 ditë në Spaç. Pas punës, të burgosurit ktheheshin në “banesat” e tyre pa ngrohje dhe të mbipopulluara.

“Shumë prej nesh jetonin në qeli aq të vogla, saqë nuk kishim vend as për të fjetur. E ç’fjetje them unë, as për t’u ulur e jo më të shtriheshim”, kujton ai.

Artikullin e plotë për burgun e Spaçit e gjeniu duke klikuar këtu.

Tags: spac

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.