FOTO/ Në shtëpinë e grabitësit të vrarë, gjyshja: Ikte gjithmonë natën, babai...

FOTO/ Në shtëpinë e grabitësit të vrarë, gjyshja: Ikte gjithmonë natën, babai i tij…

402
0
Shares

Xhuljano Sollaku, vetëm 20 vjeç është i riu që mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të së premtes, gjatë një tentative grabitje në një banesë në Fier, ku ai kishte shkuar për të vjedhur bashkë me 3 shokët e tij.

 

“Panorama” mëson se i riu është nga Elbasani dhe jetonte me gjyshen aty, pasi prindërit e tij jetojnë në Greqi.

Ai ishte djali i vogël i familjes Sollaku, e cila ka edhe një vajzë të madhe, e martuar.

Në Elbasan i riu jetonte në një vilë dy katëshe me gjyshen dhe kishin edhe një lavazh pranë saj.

E moshuara, ka thënë për gazetaren e “Panorama” në Elbasan se nipi ikte gjithmonë natën nga shtëpia dhe ajo nuk e dinte me çfarë merrej i riu.

Gjithashtu mësohet se edhe babai i Xhulios, është person me precedent penal. Ai ka kryer një dënim po për grabitje, por jashtë Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY