FOTO/ Shkodër, ministrat nxitojnë të shkojnë te banorët e përmbytur para Bashës

FOTO/ Shkodër, ministrat nxitojnë të shkojnë te banorët e përmbytur para Bashës

130
0
Shares

Situata në Shkodër sa vjen e përkeqësohet. Janë me dhjetëra familje të evakuuara, shtëpi nën ujë dhe rreth 5 mijë hektarë tokë e përmbytur. Prej 20 ditësh atje shkon vetem ushtria dhe punonjës të bashkisë së Shkodrës. Kjo e fundit kërkon me insistim shpalljen e emergjencës, kërkesë që është refuzuar nga qeveria.

Sot njoftohemi në zonën e përmbytur do të shkojë kryetari i PD, Lulzim Basha. Por, sakaq njoftohemi se tashmë në fshatrat e përmbytur kanë mbërritur ministrat Bushati e Xhaçka. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është deputet i PS në këtë zonë, ndërsa ministrja Xhaçka si titullare që ka në varësi Emergjencat Civile.
Zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme tha: “Ministrat ndalojne ne fshatin Dajc, takojne banoret, ku Bushati është shprehur se shteti ne krye te detyres. Po ndjekim situaten dhe kemi marre masa per jeten e njerzve dhe gjese se gjalle”.

Ndërsa Xhaçka mësohet se ka deklaruar se “Forcat e Armatosura kanë qenë prezente që nga dita e pare. Nevojitet kordinim institucional me pushtetin lokal. Pritet te mberrijne 300 ton koncentrat per bagetinë”.
Ndërkohë më herët, zyra e shtypit në PD deklaroi se “Lulzim Basha do te jete sot ne Shkoder per te ndjekur nga afer situaten e rende te permbytjeve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY