Borë në Kukës dhe në Dibër, probleme me qarkullimin

Borë në Kukës dhe në Dibër, probleme me qarkullimin

187
0
Shares

Reshje të dendura dëbore në Dibër dhe Bulqizë, gjatë gjithë natës. Situata vazhdon të jetë e njëjtë me reshje intensive. Trashësia në qytetin e Peshkopisë kalon mbi 25 centimetra, ndërsa në zonat e thella shkon deri në 50 centimetra.

Të izoluara janë njësia Lurë, dhe pjesërisht fshatrat e njësive Selishtë, Kala e Dodës dhe Sllovë. Rrugët nacionale janë të kalueshme me zinxhirë. Disa prej rrugëve rurale janë problematike, pasi bashkia nuk ka mjete për t’i pastruar. Në qytetin e Bulqizës, trashësia shkon në 40 centimetra, ndërsa në zonat me lartësi arrin 50-70 centimetra.

Rruga nacionale Peshkopi – Qafë Bualli – Tiranë është e kalueshme me zinxhirë. Aksi Ura e Çerenecit –Librazhd kalohet me zinxhirë deri në Klenjë dhe më pas është e bllokuar. Qafa e Buallit-Kraste kalohet me zinxhirë.

Rrugët rurale që lidhin qendrat administrative janë pjesërisht të bllokuara. Në Kukës, bora në qytet arriti në 10 centimetra, ndërsa në tunelin e Kalimashit deri në 25 centimetra. Rruga e Kombit po mbahet në qarkullim të plotë dhe pa pasur nevojë përdorimin e pajisjeve dimërore. Ndërsa në disa nga rrugët rurale ka vështirësi në qarkullim, por nuk raportohet për bllokime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY