DETAJE/ Fier, lufta me policinë ja nga janë grabitësit

DETAJE/ Fier, lufta me policinë ja nga janë grabitësit

247
0
Shares

Zbardhen të tjera detaje për tentativën e grabitjes që ndodhi rreth orës 3:00 të natës në lagjen “29 Nëntori” në Fier, ku 4 persona të armatosur dhe me maska tentuan të grabisin në banesën e Minella Mucës.

Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë e cila mbërriti në vendngjarja u qëllua për vdekje një nga grabitësit dhe një tjetër u plagos. Mësohet se 3 nga autorët janë nga Puka duke përfshirë edhe viktimën, ndërsa njëri nga Fieri.

Grabitësi që mbeti i plagosur nga policia, Arben Muça ka që qëndruar me kallash tek porta dhe ka hapur zjarr i pari ndaj ndaj policisë. Autori tjetër qëlloi me dy pistoleta ndaj policisë, por mbeti i vrarë.

I plagosuri, Arben Muça  ka të njëjtin mbiemër me familjen ku u tentua të grabitej, por nuk dihet nëse kanë lidhje fisnore. Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e dy personave të tjerë të cilët kanë arritur të largohen pas përplasjes me armë.

Njoftimi i Policisë
Në datën 23.03.2018, rreth orës 03:00, policia lokale u njoftua nga një telefonatë se në lagjen “29 Nëntori” Fier, pranë banesës së shtetasit M.M, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtepisë duke thyer drynin e derës.

Pas marrjes së njoftimit mbërritën në vendngjarje shërbimet e policisë, të cilët janë përballur me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë. Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.

Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.

Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar. Menjëherë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale. Nën drejtimin e një grupi të posacëm të Prokurorisë, i cili gjendet në vendngjarje, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY