Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, finalizuan dje operacionin policor “Vijimësia”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve…
- Aleksandër Kontic, 54 vjeç, banues në Grilë, Boriç i Vogël, Malësi e Madhe, rezident ne Podgoricë, Mali i Zi.
- Edmond Gjolaj, 44 vjeç, banues në Bogiq Polvar, Malesi e Madhe.
- Ardian Okaj, 45 vjeç, banues në Lagjen Skënderbeg, Shkodër.
- Albert Hasanaj, 45 vjeç, banues në Kamicë, Malësi e Madhe.
Ata janë ndaluar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar kontrabandim të cigareve të markave të ndryshme nga Mali i Zi për në Shqipëri, duke importuar dhe transportuar në rrugë ilegale, jashtë pikave doganore kryesisht në zonën kufitare të Malësisë së Madhe, nga kufiri i gjelbër dhe me mjete lundruese nëpërmjet liqenit të Shkodrës.
Këta persona pasi i magazinonin në zonën e Malësisë së Madhe i shpërndanin ato sipas porosive në tregun e brendshëm, duke i tregtuar te persona të tjerë në Shkodër dhe në qytetet e tjera të vendit, si Tiranë, Durrës, Lezhë.
Me cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve ju janë sekuestruar…
- 90 koli dhe 29 steka cigare të markave të ndryshme
- 7 telefona celular
- 675 euro
- 3 automjete
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të ”Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ”Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/