Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Poliçan, “Pallati vdekjes” kërcënon jetët e 8 familjeve, Adriatik Zotkaj bën show duke kërcënuar me burg vartësin

25/01/2017
VIDEO/ Poliçan, “Pallati vdekjes” kërcënon jetët e 8 familjeve, Adriatik Zotkaj bën show duke kërcënuar me burg vartësin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një pallat dykatësh, në lagjen Pronovik të qytezës së Poliçanit, është shpallur i pabanueshëm prej 5 vitesh.
Megjithatë, në “pallatin e vdekjes” jetojnë ende 8 familje, të cilët rrezikojnë jetën. Shërbimi Gjeologjik Shqiptar e ka shpallur të pabanueshëm dhe ka rekomanduar largimin e banorëve nga kjo godinë. Po në vitin 2012, zyra e Urbanistikës në Bashkinë Poliçan e vlerësoi pallatin si të rrezikshëm për të jetuar. Por, përveç këtyre vlerësimeve, në këtë pallat jetojnë ende 8 familjet.
Emisioni “Fiks Fare” solli problemin e 8 familjeve të lagjes Pronovik në qytetin e Poliçanit. Gazetarët e Fiksit udhëtuan drejt këtij qyteti pas informacionit se banorët e një pallati në këtë qytet ishin në rrezik serioz për jetën. Pallati në të cilin jetojnë është shpallur i pabanueshëm që në viti 2012 nga shërbimi Gjeologjik Shqiptar.
Banorët e pallatit thanë për gazetarët e “Fiksit” se po rrezikojnë jetën duke jetuar ende aty, por kjo pasi ata nuk kanë ku të shkojnë. I janë drejtuar me shkresa zyrtare të gjitha institucioneve përgjegjëse që nga Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Brendshme, Prefekti i Qarkut Berat e deri tek Kryeministri Edi Rama.
Nebi Çela është njëri prej banorëve të pallatit, i cili thotë se është ndjerë shumë i rrezikuar në këtë banesë, kësisoj është detyruar të marrë një banesë me qira. Ai pohon se të ardhurat e familjes së tij nuk i përballojnë dot të gjitha shpenzimet.
“I largonim krevatet sa në një cep në një tjetër, se binte suvaja”, tregon gruaja e Nebiut.
Shumica e familjeve në pallat hapën dyert për Fiksin për të treguar shtëpitë e tyre, suvatë e rëna dhe frikën që i shoqëron gjithë kohës.
Fundi i rrëfimit të secilit prej tyre ishte: “Ku të vemi?! Ku të mbytemi?!”.
Në katin e dytë jeton e vetme një 80 vjeçare, të cilës nga lëvizja e dyshemesë si rezultat i rrëshqitjes së tokës, asaj nuk i mbyllet asnjë derë në shtëpi. Ajo shpjegon se herë pas here merr usta për të suvatuar dhe për të zënë të plasariturat e mureve.
“Unë jetoj e vetme të keqen nëna, as dyert s’më mbyllen edhe po të vdes duhet të heqin derën që të më nxjerrin”, tregon e moshuara.
Banorët prej vitesh u drejtojnë kërkesa të gjitha institucioneve, por akoma nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Në dosjen e tyre të kërkesave kishte edhe kthim përgjigje, ku të gjitha institucionet ia linin përgjegjësin Bashkisë Poliçan. Ndaj gazetarët e Fiksit ju drejtuan bashkisë për të marrë një përgjigje. Kryetari i saj , Adriatik Zotkaj, tha se ne nuk kemi mundësi për të ndërtuar një pallat të ri, e vetmja mundësi është të marrim shtëpi me qira për banorët. Ai thotë se ka kërkuar ndihmën e të gjitha ministrive për t’i ofruar fonde, por ato luajnë kukafshehti me banorët dhe ia hedhin fajin bashkisë.
“Unë jam i gatshëm t’ju ofroj banorëve banesa me qera, koha filloi për zgjidhje, ne do t’i nxjerrim menjëherë banorët nga pallati”, thotë kryetari i bashkisë.
Këtë premtim, Zotkaj e shoqëroi edhe me një kërcënim, para kamerës së Fiks Fare, për një vartësin e tij në bashki, ndaj të cilit kryebashkiakut pretendonte se nuk e kishte informuar siç duhet për këtë problem 5-vjeçar.
“Do të denoncoj penalisht. Nga sot do të vihem vetë në krye të zgjidhjes së këtij problemi”, reagoi Adriatik Zotkaj, në shown e tij.
Gazetarët e “Fiksit” ju drejtuan prefekturës së Qarkut Berat.
Prefekti tha se, “Unë në këtë moment do merrem personalisht me këtë çështje, pavarësisht se është e gjitha përgjegjësi e Bashkisë Poliçan.

polican, pallati qe rrezikon shembjen

Për të ndjekur videon, klikoni këtu …
https://www.youtube.com/watch?v=cmVJG96Ma_c
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.