VIDEO/ Durrësi zgjohet “në mes” të detit, uji vërshon në qytet

VIDEO/ Durrësi zgjohet “në mes” të detit, uji vërshon në qytet

257
0
Shares

Reshjet shiut me intensitet të lartë kanë rikthyer përmbytjet në qytetin e Durrësit. Shumë lagje janë përmbytur, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve si dhe në qarkullimin e automjeteve.

Situata më problematike është konstatuar në rrotullimin tek Stacioni i Trenit, lagja “4”, rruga pranë stadiumit, shëtitorja “Taulantia”, stadiumi si dhe në shëtitoren e Durrësit. Niveli i ujit arrinte deri në 40 centimetra, duke depërtuar mbi trotuare.

Prezencë të ujit ka dhe në zonat periferike, tradicionalisht të përmbytura sa herë që ka reshje intensive, siç është ish-Këneta, Spitallë dhe në zonën e plazhit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY