MOTI/ Parashikimi, stuhi shi dhe “zjarr”, në male rikthehet bora

MOTI/ Parashikimi, stuhi shi dhe “zjarr”, në male rikthehet bora

707
0
Shares

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga afrimi i gradual i masave ajrore të paqëndrueshme te ftohta me origjinë Veriperëndimore të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë dhe Kosovë mot me rreshje shiu dhe rënie të temperaturave.

E Hënë 19 Mars 2018

Fillimi i javës dt 19 Mars vendi ynë do të përfshihet nga kalimi i një sistemi frontal i cili do të sjellë rreshje shiu me intesitet të lartë pergjatë Ultësirës Perëndimore dhe Jugperëndim në orët e para të mëngjesit ku do të ketë stuhi të izoluara dhe shkarkesa elektrike. Në zonat malore do të rikthehen rreshjet e borës. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 4/10 °C

Zonat e ulëta 10/15°C

Zonat bregdetare 11/15 °C

Kosova per ditën e Hënë dt 19 Mars do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu. Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 6°C në mëngjes deri në deri në 10°C në mesditë.

E Martë 20 Mars 2018

E Martë dt 20 Mars moti do te mbetet me vranësira dhe rreshje shiu. Gradualisht në pjesën e dytë të ditës rreshjet do të reduktohen. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me intesitet të lartë me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,25 deri në 2,25 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 1/10 °C

Zonat e ulëta 6/16°C

Zonat bregdetare 9/17 °C

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY