Joseph Michael Lopez, një 22 vjeçar nga Kolorado është akuzuar për vrasjen e 19-vjeçares Natalie Marie Bollinger. Lopez i tha policisë se ai e qëlloi atë pasi ai iu përgjigj reklamës së saj Craigslist, ku vajza kishte kërkuar një vrasës me pagesë që ta vriste atë.
Por para vrasjes Lopez tha se u përpoq ta largonte atë nga ideja e vetëvrasjes sipas një deklarate arrestimi të marrë nga NBC News. Pasi nuk arriti t’i ndryshojë mendjen, ata u zhvendosën me një makinë dhe u ndalën në anën e rrugës, ku ata thanë një lutje së bashku ndërsa Lopez u gjunjëzua në tokë pranë Bollinger dhe e qëlloi atë një herë pas koke me një armë zjarri 9 mm , sipas pohimit.
Lopez tha se ai përdori një armë që Bollinger i dha, të cilën ajo tha se mund të mbante si pagesë.
Trupi i Bollinger, e cila ka jetuar në Broomfield, u gjet më 29 dhjetor 2017 në një zonë të Adams County, në lindje të Boulder, tha policia e Broomfield. Lopez u mbajt në paraburgim, me dyshimin për vrasje të shkallës së parë në pritje të një seance gjyqësore të mërkurën, sipas të dhënave të gjykatës.
Hetuesit thanë se Lopez u tha atyre se ai ishte duke shfletuar seksionin “Gratë kërkojnë burra” në Craigslist kur ai vuri re në një “postë të pazakontë” me titullin “Dua të vras veten time”.
Zyra e Sheriffit të Qarkut Adams nuk konfirmonqë një reklamë e tillë ishte vendosur në Craiglist, tha një zëdhënës i NBC News .
Sipas deklaratës së arrestimit, Lopez tha se ai iu përgjigj reklamës sepse ai kishte vuajtur nga depresioni dhe mendimet vetëvrasëse kur ishte në shkollë të mesme dhe mendonte se mund të ndihmonte.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/