Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TARIFAT/ Tiranë, rritja e faturave të ujit bëhet fakt, banorët kujtohen më në fund për tu ankuar

16/03/2018
TARIFAT/ Tiranë, rritja e faturave të ujit bëhet fakt, banorët kujtohen më në fund për tu ankuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qytetarët e Tiranës thonë se faturat mujore të ujit u janë rritur, jo vetëm nga rritja e çmimit të ujit, por edhe të taksave dhe tarifave të tjera që u vijnë në shtëpi me këtë faturë.

“Ishte rritur mi, si nuk ishte rritur. Kam pas paguar 20 mijë lekë pagova 25 mijë, pesë mijë lekë më shumë. 100 mijë lekë pension, 75 vetëm drita e ujë”, thotë një i moshuar.

Që pas vitit 2015 për ta pasur të sigurt mbledhjen e taksave në faturën e ujit të pijshëm vendosen edhe detyrime që duhet të shlyejnë qytetarët ndaj bashkisë së Tiranës. Disa prej këtyre taksave në vitin 2015 nuk kanë ekzistuar ndërkohë që një tjetër taksë pritet të shtohet në fund të muajit që vjen.

“Ky vetëm duke i rrit ka ardhur. Më thuaj ti ça nuk ka rritur”, shprehet një banor i Tiranës.

“Po një taksë e për infrastrukturën arsimore, thonë e përkohshme, po nuk thotë njeri sa është. Po tani do të shtohet edhe kjo e banimit”, thotë një tjetër.

Aktualisht në faturën e ujit banorët e Tiranës paguajnë 4 taksa, të cilat shkojnë 60 euro në vit për çdo familje. Por nga 1 prilli faturës së ujit ose asaj të energjisë do t’i shtohet edhe një taksë e pestë. Ajo është taksa e pronës, e cila do të jetë 0.05 për qind e vlerës së shtëpisë. Për një banesë e cila ka një vlerë 100 mijë euro, taksa e pronës do të jetë 50 euro në vit. Kjo do të thotë se nga një prilli barra e taksave që paguajnë banorët e kryeqytetit, por jo vetëm, në faturën e ujit do të rëndohet me gati dy herë nga niveli aktual.

Tags: rritentarifatuji

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.