Durrës, gjykata fillon shqyrtimin e shkarkimit, Dritan Gina ka dy kërkesa

Durrës, gjykata fillon shqyrtimin e shkarkimit, Dritan Gina ka dy kërkesa

163
0
Shares

Gjykata e Durrësit merr në shqyrtim ankimin e bërë nga prokurori Dritan Gina në lidhje me shkarkimin e tij si drejtues i gjykatës së Elbasanit, nga kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, pak ditë pasi i kishte shkarkuar nga detyra, bashkëshorten Rovena Gashi.

Përpara gjykatësve, siç raporton nga salla e gjyqit “BalkanWeb”, Dritan Gina ka shkuar me dy kërkesa. E para, që Prokuroria e Durrësit nuk ka kompetenca të hetojë kallëzimin e tij, me pretendimin se ai ka punuar aty për 9 vite dhe e dyta ka të bëjë Arta Markun.

“Prokurori i çështjes ka lidhje shoqërore me Arta Markun, ka qenë shok klase me të”, ka thënë Gina në sallë.

Ai po ashtu pretendon të mos jetë marrë në pyetje nga prokurorja.

“Kërkoj prishje të vendimit të mos fillimit dhe dërgimin e akteve në Prokurorinë e Durrësit. Shkarkimi im vjen pas 15 vitesh karrierë. Kam marrë vendim për procedim disiplinor për shkak se dola në denoncim publik për mediat. Kërkoj që çështja t’i kalojë një prokurorie tjetër. Unë nuk kam qenë i komanduar kur u shkarkova. Kam bërë padi civile tek Krimet e Rënda”,  ka thënë Gina ndër të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY