Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Shqipëria votoi kundër NATO-s në 20 dhjetor 2016

26/01/2017
Berisha: Shqipëria votoi kundër NATO-s në 20 dhjetor 2016
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sali Berisha ka adresuar një akuzë të rëndë ndaj qeverisë shqiptare, për sa i përket qëndrimit të saj në raport me NATO-n.
Duke ju referuar një dokumenti, Berisha denoncoi se, “Shqipëria votoi kundër NATO-s në 20 dhjetor 2016”.
Lidhur me këtë akuzë, Berisha e kishte fjalën për qëndrimin e dyfishtë. Sipas tij, në tetor të viti 2016 Shqipëria miratoi direktivën e NATO-s ndërsa në 20 dhjetor, pas fitores së Donald Trump në SHBA, Shqipëria votoi për herë të parë kundër strategjisë së NATO për vitin 2017.
Ish-Kryeministri Sali Berisha paraqiti një dokument, si provë të asaj që ai e quajti “thikë pas shpine” të sigurisë kombëtare të vendit nga Kryeministri Edi Rama, votën kundër të Shqipërisë në NATO pikërisht në ditën kur fitoi zgjedhjet në SHBA, presidenti i ri Donald Trump!
“Ky dokument i Aleancës së Atlantikut të Veriut, që nuk është i klasifikuar por i shpërndarë, midis të tjerash thotë se ‘NATO konfirmon shkurajimin e bazuar në një përzierje të përshtatshme të kapaciteteve nukleare dhe raketore dhe kjo mbetet shtyllë kryesore, element kryesor i strategjisë së përgjithshme të NATO-së për sa kohë armët nukleare të ekzistojnë. NATO-ja do të mbetet aleancë nukleare. Për këtë arsye ne e ndjejmë se përpjekjet për të negociuar në mënyrë imediate apo për të legjitimuar shkurajimin nuklear, janë themelisht në kundërshtim me NATO-n, themelisht në kundërshtim me politikat bazë të NATO, mbi diferencën dhe interesat që ne ndajmë për sigurinë’.
Çfarë ndodhi? Mbi bazën e këtij dokumenti, që mban datën 20 tetor në komitetin e parë të OKB-së, në dhjetor 2016, Shqipëria voton direktivën e NATO-s, voton aleatin kryesor.
Çfarë ndodhi z. Majko?
Pasi fitoi Donald Trump, në datën 20 dhjetor Shqipëria voton kundër!!! Kundër strategjisë së NATO-s!!!
Shqipëria voton kundër kërkesës së aleatit tonë kryesor sepse ne duhet t’i prishim marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor!
Unë po them se ne kemi shkelur me të dyja këmbët angazhimet tona ndaj NATO-s, siç është buxheti, por të votosh kundër asaj që kërkojë shtete si Franca dhe Britania e Madhe, fuqi nukleare, a nuk është kjo thikë në interesin e sigurisë kombëtare?! Kush i drejton këta? Nga kush frymëzohen këta?! Nga Teherani? Apo kthehen mbrapsht te etërit e tyre?!
A mund të ndodhë që shefi i ekzekutivit të Shqipërisë të mos t’i dërgojë urim, Shefit Ekzekutiv të SHBA-së?! I çon Presidentit urim, detyrimisht i çon dhe Kryeministrit.
Por kur bëhesh një pinjoll i Sorosit, kur shet çdo interes… A nuk është kjo një shkelje madhore e interesit kombëtar, e sigurisë kombëtare, një përpjekje flagrante për të dëmtuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA?! Votoi kundër për t’u dhënë një sinjal jashtëzakonisht negativ!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.