Policia u vjedh cadrën grevistëve të urisë te Komuna e Parisit

Policia u vjedh cadrën grevistëve të urisë te Komuna e Parisit

184
0
Shares

Policia ka mbyllur forcërisht një grevë të të përndekurve politike në një rrugë të Tiranës. Sipas dëshmive të grevistëve policia është futur në ambientet e grevës në orët e para të mëngjesit dhe ka shoqëruar të gjithë grevistët në një nga komisariatet e qytetit. Ata janë keqtrajtuar në polici ndërsa pas lirimit nuk janë lejuar të kthehen në ambientet e grevës.

Në fakt ata janë kthyer në vendin e grevës por nuk kanë gjetur më aty as cadrën dhe as materiale të tjera që ata kishin në ambientet e cadrës.

Prej 5 ditesh, disa ish te burgosur politike vijonin greven e tyre te urise, te Komuna e Parisit. Ata përfaqësonin një kategori e te perjashtuareve nga statusi i ish te perndjekurit politik si dhe të tjerë që ankohen për vonesat e kesteve te demshperblimit.
Shume ish te burgosur potitike jane cilesuar dhe denuar si terroriste, ndaj nuk perfitojne statusin e ish te perndjekurit politike!

Ish-të përndjekurit politik në simbol të vetëflijimit të Lirak Bejkos rreth 6 vite më parë, ishin vendosur në çadër pikërisht në vendin ku 47 vjeçari ndërmori aktin ekstrem. Ndër kërkesat e tyre është ndryshimi i ligjit.

“Jam këtu për ti kujtuar kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij që atëherë erdhi tre herë i vizitoi dhe u premtoi, edhe pas vdekjes së një të burgosuri politik, Irak Bejkos. U premtoi se do ti zgjidhte këto probleme që këta kanë sot, për dëmshpërblimet, i cili përjashton shumë kategori. Ata që janë ngujuar sot në grevë urie janë pikërisht nga këto kategori të përjashtuara. Ata kanë bërë burg politik, kanë patur akuza politike dhe ligji i ka përjashtuar ata nga dëmshpërblimi.”, deklaroi kryetari I të përndjekurve politikë, Nebil Cika në ditën eparë të grevës së urisë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY