Nga rroga deri te dietat, ja shifrat marramendëse të pagesës së deputetëve

Nga rroga deri te dietat, ja shifrat marramendëse të pagesës së deputetëve

149
0
Shares

Në një kohë kur në Shqipëri ka një debat politik për ndihmën ekonomike, që për shumë familje është i vetmi burim për të jetuar, në po iu sjellim përfitimet e të zgjedhurve të popullit.

Jemi mësuar të shikojmë çdo javë se si deputetët të zgjedhur prej nesh debatojnë ashpër gjatë mbledhjeve të Kuvendit apo komisione të ndryshme. Por, a keni pyetur ndonjëherë veten se dhe si paguhen deputetët tanë?!

Valentina, një nënë që denoncoi në Gazetën Shqiptare heqjen e ndihmës ekonomikeValentina, një nënë që denoncoi heqjen e ndihmës ekonomike

E dinit që shumë deputet paguhen për shërbimet e tyre jashtë zonës ku janë zgjedhur dhe u paguhen shtëpi me qera dhe hotelet? E dinit që deputetët marrin para për çdo mbledhje komisioni edhe atëherë kur nuk flasin fare?

Gazeta Shqiptare do të shpjegojë përveç rrogës, të gjitha dietat që përfitojnë deputetët e Kuvendit. Kështu përveç rrogës mujore mbi 1 milion lekë ata gëzojnë dhe të drejtën e marrjes së dietave gjatë aktivitetit të mandatit të tyre.

Në bazë të ligjit 8550, neni 14 ku thuhet se deputeti që nuk banon në qytetin e Tiranës përfiton dieta gjatë kohës që merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit, të komisioneve e mbledhjet e grupit parlamentar, ndërsa deputetët që banojnë në Tiranë përfitojnë dieta për ditët e shërbimit jashtë Tiranës.

Mënyra e përfitimit të dietave procedohen me vendim të Kuvendit.
Dietat që një deputetët do të marr gjatë shërbimit të tyre jashtë apo brenda qytetit të Tiranës caktohet në vartësi nga rroga që ai merr. Pra, dietat e Kryetarit, zëvendëskryetarëve dhe deputetëve do të jetë në masën 4 për qind të pagës mujore të tyre.
Gjithashtu Këshilli i Ministrave ka miratuar dhe akte apo pika të caktuar për lehtësimin e shpenzimeve për deputetin gjatë kohës që ai është me shërbim jashtë Shqipërisë. Kjo do të thotë deputeti përfiton dieta ditore në rast se shkon me shërbim dhe i detyruar nga posti që ai mban.

Ndërsa në rast kur është i ftuar në delegacione qeveritare apo nga institucione të tjera, deputeti nuk përfiton dieta ditore por shpenzimet mbulohen nga institucioni që e ka ftuar.

Deputetët marrin një shumë parash prej 20 mijë lek për pjesëmarrjen në çdo mbledhje komisioni parlamentar në Kuvend. Ndërsa kryetari i komisionit paguhet 25 mijë lekë dhe nënkryetari 22 mijë për çdo mbledhje të komisionit parlamentar.
Por këto dieta nuk janë të barabartë për të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, pasi vetëm deputetët e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Komisionit të Ligjeve paguhen për 12 mbledhje në muaj, ndërkohë anëtarët e komisioneve të tjera paguhen vetëm për 8 mbledhje në muaj.

Braçe-Shehaj, debat në Komisionin e EkonomisëBraçe-Shehaj, debat në Komisionin e Ekonomisë

Kryetarët e grupeve parlamentare me mbi 10 deputetë përfitojnë 15 për qind mbi pagën mujore të deputetit.
Gjatë kohës që një deputet është me shërbim në zonën që është zgjedhur, krahas dietës ditore atij i paguhet hoteli me vlerë deri në 3000 lekë nata.  Ndërkohë, deputetët me banim në Tiranë  përfitojnë dieta ditore vetëm 6 ditë në muaj, ndërsa ata me banim jashtë Tirane përfitojnë 12 ditë në muaj.

Por për t’i përfituar këto dieta deputetëve iu duhet të plotësojnë deklaratën për lëvizjen Tiranë dhe destinacionit të tyre. Një pikë e rëndësishme është vënia në dispozicion e banesës ku deputeti duhet të qëndroj gjatë shërbimit jashtë Tirane. Në këtë rast ai nuk mund të përfitojë dieta ditore për shpenzimet e hotelit, por merr një shumë parash prej 35 mijë lekësh në muaj.

Por për përfitimin e pagesës së banesën në zonën i zgjedhur si përfaqësuesi i tyre në Kuvend, deputeti duhet të paraqesë dokumentet përkatëse në mënyrë që të justifikohen shumat e marra në formë ditore. Dokumentacionet përkatëse janë:
• Kërkesë personale
• Certifikatë personale 
• Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që deputeti dhe personat e regjistruar në certifikatën familjare nuk disponojnë shtëpi banimi në rrethin e Tiranës.
• Kontratë qeraje e banesës së marrë në përdorim nga deputeti, ku të jetë e përcaktuar vlera e qerasë, mënyra e pagesës ndaj qeradhënësit dhe adresa e banesës.

Edhe në këtë pikë ka diferencime ndërmjet deputetëve, pasi jo të gjithë kanë të drejtën e marrjes së një banese me qera. Deputetët të cilët në mënyrë kategorike nuk mund të marrin banesë me qera janë deputetët e zgjedhur në rrethet: Durrës, Elbasan, Kavajë, Peqin, Krujë dhe Lezhë.

Për të pasur dijeni për ndryshimet e banesave që deputetët mund të bëjnë gjatë një viti ky ligj i detyron që çdo vit në muajin shtator dhe brenda datës 20 të paraqesin pranë Shërbimit të Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve deklaratën e vendbanimit.

Gjatë mandatit të tyre deputetëve iu paguhet nga Kuvendi dhe shpenzimet telefonike duke kapur një vlerë mujore prej 17 mijë lekësh.  Por gjithashtu dhe këtu ka diferencime për kryetarët e komisioneve të përhershëm dhe kryetarëve të grupeve parlamentare vlera mujore është 20 mijë lekë.

Duke parë gjithë dietat dhe pagesat që përfshihen në postin e deputetit duket që, përveç rrogës së tyre bazë, ata përfitojnë një lloj “pagese mbi pagesën”. Por dyshimi që ngrihet është, sa deputet bëjnë deklarime të sakta për banesat apo shpenzimet e hotelit qoftë në Tiranë apo në zonat ku ata janë zgjedhur deputet?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY