Zhduket pronari i bananeve, dështojnë kontrollet në Gjermani

Zhduket pronari i bananeve, dështojnë kontrollet në Gjermani

109
0
Shares
Arber Cekaj

Arbër Çekaj pronari i kompanisë “Arbri Garden”, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për 613 kilogramët e  kokainës të sekuestruara në konteneierët me banane nuk është gjetur në adresën ku pretendonte se jeton në Gjermani. Burime nga grupi hetimor konfirmojne se mes autoriteteve gjermane dhe atyre shqiptare ka pasur shkëmbim informacioni, por Çekaj nuk është lokalizuar në adresën e dhënë, ndonëse u kryen disa kontrolle në banesa ku mendohet se ishte fshehur.Disa ditë pas kapjes së sasisë rekord të kokainës ai foli për mediat duke mohuar lidhjen e tij më këtë ngjarje dhe se shume shpejt do të kthehej në Shqipëri. Por kur kanë kaluar gati tre javë nga këto deklarime ai ende nuk është shfaqur për të sqaruar pozicionin e tij. Të arrestuar deri në këto momente  për drogën e bllokuar në Maminas për këtë hetim janë menaxheri i firmës “Arbri Garden”, Donald Lushaj dhe shoferi i firmes që transportoi ngarkesën nga porti i Durrësit në Maminas, Armando Pezaku.

Të dy të rinjtë kanë mohuar akuzën e ngritur nga prokuroria duke sqaruar se nuk kanë pasur dijeni për drogën. Ndërsa Prokuroria ka nisur një verifikim pasuror për Arbër Çekajn, Donald Lushajn dhe Armando Pezakun. Janë dërguar disa kërkesa për informacion bankave të nivelit të dytë dhe Hipotekeva, për të identifikuar të gjitha pasuritë e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY