Kur ka më shumë se tre muaj që kërkohet nga drejtësia, si person i përfshirë në trafikun e drogës të bërë nga grupi i “Habilajve”, Jaeld Çela, ish-shefi i policisë Vlorë ka dhënë shenja jete.
Në javën e parë të muajit Mars, ai ka kundështuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për zgjatjen e afatit hetimor ndaj tij. Afati hetimor i dosjes u zgjat me tre muaj në janar 2018.
Kërkesa penale e dorëzuar nga avokati i të kërkuarit Çela mban numrin 65 dhe pritet të shqyrtohet në datën 15 Mars nga gjyqtarja Liljana Baku.
Urdhër-arrestet për Jaeld Çelën dhe dy ish-zyrtarët e tjerë të policisë së Vlorës, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode u lëshuan në Nëntor të vitit 2017, por ende nuk janë realizuar. Abcnews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/