Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kokaina në Durrës, agjentë gjermanë dhe zvicerianë “i bashkohen” DEA-s, “pushtojnë” Tiranën?!

10/03/2018
Kokaina në Durrës, agjentë gjermanë dhe zvicerianë “i bashkohen” DEA-s, “pushtojnë” Tiranën?!

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Kanë mbërritur prej më shumë se një jave në Tiranë dy grupe të anti-drogës zvicerane dhe gjermane. Lëvizja e tyre, vjen pas më herët kanë mbarritu edhe agjentëtë DEA-s amerikane, dhe është bërë pas sinjaleve se kokaina e kapur në Durrës kishte pikë fundore dy shtetet. Pritet që këto ditë të zhvillohet një maksioperacion në disa vende për të kapur pronarët realë të kokainës.

Siç mësohet, operacioni kryesor do të zhvillohet në Shqipëri dhe në Kosovë, ku ka dyshime për bosët se kanë bazat e tyre dhe “punishtet” ku droga e rëndë ndahet dhe përpunohet për t’u dërguar në Perëndim.

Operacioni nuk do të zhvillohet vetëm në Tiranë por edhe në 12 qytete të tjera në veri dhe në jug të vendit. Njëkohësisht policia e Kosovës do të kryejë operacione në Prizren, si dhe në pjesën e Rrafshit të Dukagjinit, nga ku mendohet se fshihen pronarët e tjerë të kokainës. Sepse bëhet fjalë për grupe që jo vetëm bëjnë eksportin e importin e kokainës, por dhe tregun e shpërndarjes në disa vende të Bashkimit Europian, si edhe në Zvicër.

Në kohën e heroinës grupet shqiptare me ata kosovare janë përplasur shumë dhe shpeshherë, por hyrja e kokainës në lojë që kishte fitime të mëdha ka krijuar aleanca të mëdha dhe të reja mes aktorësh të rinj, raporton “Tesheshi”.

Është kryer ajo që Saviano e paralajmëroi si “bashkimi kombëtar i krimit”, nga “togerët” që kanë qenë ushtarë të thjeshtë; por duke punuar si shpërndarës e njohën mirë tregun, klientelën dhe nevojën për të qenë së bashku. Pikërisht qënia e tyre të rinj dhe të panjohur ka penguar policitë europiane që t’i njohnin më mirë.

Kështu që kohët e fundit, edhe agjencitë ligjzbatuese kanë vendosur që të marrin masa që t’u kundërpërgjigjen këtyre zhvillimeve të reja në gjirin e krimit të organizuar.

Europol, që është zyra qendrore e policive të BE-së për të koordinuar luftën ndaj drogës, ka emëruar si kreun e saj një oficere belge, e cila është marrë gjatë dhe e njeh mirë mafian shqiptare që vepron kryesisht në qytetin e Andverpen-it, Brukselit dhe Liezhit.

Catherine De Bolle, u emërua nga ministrat e Brendshëm të 27 shteteve të BE-së, një ditë pas Festës së Gruas, më 9 mars. De Bolle u emërua si drejtoreshë e Europolit pasi qëndroi 6 vjet në krye të policisë së Belgjikës.

Në këtë detyrë ajo ka drejtuar disa nga operacionet për kapjen e dy prej grupeve shqiptare të trafikut që ishin të lidhur me të ashtuquajturin “Escobar të Ballkanit”, Klemend Balilit.

Agjente te DEA-s ne Portin e Durresit
Tags: 613agjenteDurresgjermanekgkokainatiraneZviceriane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.