Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Vrasja në Durrës, familja e autorit dërgon njerëz për pajtim, refuzohet kërkesa për falje

10/03/2018
FOTO & EMRI/ Durrës, vrasja e adoleshenti, rrëfehet 17-vjeçari: Ja pse e vrava…

Viktima, Anxhelo Gjokazaj

Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Durrësit i trembet një hakmarrjeje të mundshme të familjes Gjokazaj ndaj asaj Lala dhe po mban nën monitorim të rreptë të dyja familjet. Nëntë ditë më parë, Devid Lala qëlloi për vdekje tri herë me thikë bashkëmoshatarin e tij Angjelo Gjokazaj, 16 vjeç. Policia kishte dërguar një agjent pranë familjes Gjokazaj pas ngjarjes për të marrë informacione se çfarë kishte në plane familja Gjokazaj. Ai mësoi se babai i të ndjerit nuk kishte ndërmend ta falë vrasjen e të birit. Sipas të dhënave, familja Gjokazaj e ka refuzuar faljen e familjes Lala, e cila pranoi fajin dhe kërkoi menjëherë të falur.

Babai i Devid Lalës dërgoi njerëz për ngushëllime te familja Gjokazaj, por kjo e fundit refuzoi ndjesën dhe ngushëllimet e tyre. Siç mësohet, familja Lala ka tentuar disa herë të dërgojë njerëz te familja e 16- vjeçarit të vrarë, por ata nuk janë pranuar. Në sajë të këtyre informacioneve të marra, Policia ka shtuar masat për të evituar hakmarrje. Ngjarja e rëndë ndodhi nëntë ditë më parë në zonën e Spitallës, në lagjen 15 të qytetit bregdetar ku jetojnë dhe dy familjet, Lala dhe Gjokazaj.

Adoleshentët, të cilët ishin konfliktuar dy ditë parë ngjarjes fatale, u përplasën sërish dhe përfundoi tragjikisht me vdekjen e Angjelo Gjokazajt. Autori Devid Lala, në përleshje e sipër, e qëlloi atë tri herë me thikë. Një prej plagëve i preku zemrën. Pak orë më vonë, 16- vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra, duke ndërruar jetë në sallën e kirurgjisë, në duart e bluzave të bardha. Lala tha se kishte qenë i detyruar ta qëllonte me thikë 16-vjeçarin, pasi ky i fundit së bashku me një të afërmin e tij, e kishin shtrirë në tokë duke e goditur pa pushim.

Ai theksoi se ishte penduar për veprimin e tij, por deklaroi se shkaktar për nisjen e konfliktit ishin bërë Gjokazajt dhe një i afërmi i tij. Sipas 17-vjeçarit, Angjelo dhe kushëriri i tij i kishin zënë pritë pranë urës (ku ndodhi ngjarja) dhe në momentin që ishte afruar është sulmuar barbarisht nga dy adoleshentët. Lala tha se ata e kanë qëlluar disa herë derisa e kishin shtrirë në tokë, duke e goditur me sende të forta dhe me aparatet celularë në kokë. I pyetur për thikën që qëlloi mbi 16-vjeçarin, Lala tha se e kishte blerë pasi dy ditë më parë ishte konfliktuar me Gjokazajn dhe e priste një sulm nga ai.

“Pavarësisht se i vdekur mbeti Angjelo, por viktimë e asaj ngjarjeje jam unë. Nuk meritoj të jem këtu pas hekurave, por fati i keq bëri që të mbyllem këtu. Më vjen shumë keq që situata shkoi kështu. Absolutisht nuk kisha për qëllim ta vrisja, por t’i trembja, se me kishin vënë për poshtë dhe më mbytën në dajak. U konfliktuam pasi më provokuan, ai me kushëririn e vetë. Bëmë llafe, por na ndanë shokët e tjerë. Isha i sigurt se nuk kishin për ta lënë me kaq dhe bleva një thikë dhe e mbaja me vete, sigurisht për t’u mbrojtur”, ka deklaruar në Gjykatë autori. Panorama

Tags: Anxhelo GjokazajDevi lalapajtimRefuzimvrasja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.